Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga “Thirreni seancën” te përplasjet fizike: Kështu u zhvillua dita e tensionuar në Kuvendin e Kosovës

12/08/2026 - 15:33
në Kryesore, Lajme
A A
Nga “Thirreni seancën” te përplasjet fizike: Kështu u zhvillua dita e tensionuar në Kuvendin e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës u mblodhën sot nga ora 11:00 në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga partia më e madhe parlamentare dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Në të njëjtën kohë, Kuvendi i Kosovës kishte hapur dyert për mërgimtarët, të cilët nga ora 12:00 deri në 16:00 mund të vizitonin sallën plenare.

Në pritje të mërgimtarëve ishin edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Prezenca e Haxhiut në sallën plenare solli edhe tensionet e para. Ajo u përfshi në një përballje verbale me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu dhe Sala Jashari, ndërsa kërkesa kryesore e deputetëve të PDK-së vazhdonte të ishte “Thirreni seancën”.

Gjatë përballjes me Sala Jasharin, Haxhiu i është përgjigjur duke thënë se LVV-ja e ka fuqinë, ndërsa Jashari i është kundërpërgjigjur se “fuqia kërkon përgjegjësi dhe punë”.

Pas këtyre zhvillimeve, deputetët e LVV-së, Donika Gërvalla, Ardian Gola, Adnan Rrustemi dhe Vigan Qorrolli, kanë përsëritur kërkesat për takime dhe marrëveshje politike, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja parlamentare.

Tensionet vazhduan edhe gjatë prononcimeve dhe debateve mes deputetëve. Arbërie Nagavci u përfshi në debat me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu, ndërsa gjatë kësaj përplasjeje deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e shtyu Nagavcin dhe i kërkoi të largohej nga salla.

Më pas, përplasje pati edhe mes deputetit të LVV-së, Ardian Gola, dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu. Debati mes tyre u shoqërua me ngritje zëri, akuza dhe hedhje të ujit në drejtim të Golës.

Musliu e quajti Golën “kriminel”, duke e akuzuar atë dhe deputetët e tjerë të LVV-së për shkelje të Kushtetutës.

Situata u tensionua edhe më tej kur Musliu pati përplasje me një pjesëtar të sigurimit, pasi ajo hodhi ujë në drejtim të deputetes së LVV-së, Arbërie Nagavci.

“Hera e parë dhe e fundit që më prek”, i është drejtuar Musliu pjesëtarit të sigurimit.

Në një tjetër moment, përplasja kaloi në kontakt fizik edhe mes deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, dhe deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.

Lushtaku e shtyu Rrustemin, duke i kërkuar që të shkonte ta thërriste vazhdimin e seancës, ndërsa deputetë të tjerë ndërhynë për t’i qetësuar situatën.

Tensionet u bartën edhe gjatë prononcimeve për media, ku deputetët e PDK-së vazhduan me thirrjet “Thirreni seancën”, ndërsa disa prej deputetëve të LVV-së tentuan të japin deklarata për zhvillimet në Kuvend.

Në një moment, gjatë prononcimit të Ardian Golës, ai u spërkat me ujë, ndërsa situata vazhdoi të shoqërohej me thirrje dhe përplasje verbale.

Më pas, në Kuvend u rikthye Albulena Haxhiu, e cila tentoi të prononcohej para mediave, por edhe ajo u ndërpre nga deputetët e PDK-së me brohoritje, fishkëllima dhe thirrje për thirrjen e seancës.

Haxhiu gjatë prononcimit deklaroi:

“Njëherë thanë e keni tejkaluar afatin, mos thirrni seancë. Tash po thonë thirrni seancë. Unë s’po i kuptoj.”

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, bëri të ditur se partia e saj do të vazhdojë veprimet në Kuvend, duke kërkuar kthimin e rendit kushtetues.

“PDK-ja, siç e kemi thënë tash e sa kohë, do të vazhdojë të bëjë përpjekjet ta kthejë rendin kushtetues. Nuk do të ketë normalitet derisa nuk e thërrasin Kuvendin. PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend”, deklaroi Deliu.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar thirrjen urgjente të seancës, duke thënë se Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në gjithë këtë situatë ishin edhe mërgimtarët që kishin ardhur për vizitë në Kuvend. Disa prej tyre u përfshinë në diskutime rreth zhvillimeve politike, ndërsa një qytetar u shfaq në sallën plenare me një pankartë ku shkruhej “Kurti n’burg”.

Një tjetër mërgimtar tha se do të vijë në Kosovë sa herë që ta kërkojë babai i tij.

Dita në Kuvend u shoqërua kështu me tensione të vazhdueshme, përplasje verbale dhe fizike, ndërsa në qendër të kërkesave të PDK-së dhe AAK-së mbeti thirrja e seancës për konstituimin e Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
12/08/2026 - 16:16

Partia Demokratike e Kosovëska njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të nisë në orën 16:30 dhe do të...

Më shumëDetails

Paraliza institucionale shpërthen në përplasje verbale e fizike – kronologjia e kaosit të sotëm në Kuvend

Paraliza institucionale shpërthen në përplasje verbale e fizike – kronologjia e kaosit të sotëm në Kuvend
12/08/2026 - 16:05

Paraliza institucionale në vend, me seancën konstituive që ka nisur tash e gati një javë, që s’po përfundon dhe së fundmi as s’po vazhdon, sikur kulmoi sot me...

Më shumëDetails

Zyrtarja e LDK’së: Lumir e Vjosa, ku jeni sot?

Zyrtarja e LDK’së: Lumir e Vjosa, ku jeni sot?
12/08/2026 - 15:57

Nënkryetarja e degës së LDK’së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, njëherësh edhe ish-deputete, ka reaguar për mos-prezencën e kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, si dhe Vjosa Osmanit në Kuvend....

Më shumëDetails

Irani riformon strukturën komanduese të goditur rëndë nga lufta

Irani riformon strukturën komanduese të goditur rëndë nga lufta
12/08/2026 - 15:55

Vendimi i liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, për të zyrtarizuar gjashtë emërime të larta ushtarake dhe të sigurisë brenda 48 orësh është më pak një çështje emërimesh...

Më shumëDetails

Miftaraj: Haxhiu dhe Nagavci më të zëshmet, janë pasuruar përtej mundësive që ua siguron paga

Miftaraj: Haxhiu dhe Nagavci më të zëshmet, janë pasuruar përtej mundësive që ua siguron paga
12/08/2026 - 15:54

Ehat Miftaraj nga KDI tha se dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, janë pasuruar përtej mundësive që ia siguron paga e tyre. Prandaj, thotë ai,...

Më shumëDetails

“Budalla mëson…”, Gola për deputetët e partive tjera: Këta as prej gabimeve të veta s’po mësojnë

“Budalla mëson…”, Gola për deputetët e partive tjera: Këta as prej gabimeve të veta s’po mësojnë
12/08/2026 - 15:39

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola, ka ofenduar deputetët e ish-partive opozitare, duke e ndërlidhur situatën aktuale me ta me një thënie të vjetër popullore. “U përballëm me një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë