Afro 261 kilometra e ndajnë qytetin e Pejës me atë të Ulqinit.
Por kjo distancë, ka qenë sa sfiduese aq edhe argëtuese për pejanin, Endi Begolli.
Endi e ka përshkuar këtë rrugë me biçikletë – për vetëm 16 orë.
Nisja e tij u bë herët në mëngjes nga Ulqini, për të vijuar drejt Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës, Qafë Morinës dhe për t’u përmbyllur në Pejë, shkruan IndeksOnline.
Rruga e tij është shoqëruar me ulje e ngritje të nivelit të lartësisë mbidetare.
Por, për Endin, atlet i njohur, kjo rrugë veçse ishte motiv për të mos u dorëzuar.