Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga veriu në jug, Shqipëria fillon të “zbardhet”

20/01/2023 - 15:48
në Kryesore, Lajme
A A
Nga veriu në jug, Shqipëria fillon të “zbardhet”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga veriu në jug, Shqipëria edhe ditën e sotme po përballet me pasojat e motit të keq.

Në Qarkun Korçë, gjatë natës ka patur reshje dëbore, veçanërisht në kuotën sipër 1200 metrat, por edhe në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku ka reshje dëbore të pakta, dhe po punohet me mjete borëpastruese dhe për kriposjen e asfaltit.

Për momentin, qarkullimi nuk ka qenë problematik. Segmentet kryesore nacionale dhe ato turistike Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë kanë qenë të hapura dhe pa probleme, është punuar gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e tyre.

Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 centimetra. Si pasojë ka patur dëmtime në dy shkolla, respektivisht në Selenice – Shalsi dhe Borove, dhe po punohet për riparimin e tyre. Në dy shkollat e para do të kryen punimet nga bashkia ditën e sotme dhe nesër do të vijojë mësimi normalisht. Shkolla e Borovës ka kohë që nuk funksionon si shkollë.

Ka përmirësim te furnizimit me energji elektrike, sot ka defekte sporadike ne bashkinë Pogradec fshati Jollë, ne bashkinë Devoll fshati Çipan, në bashkinë Korçë, fshatrat Kodra dhe Peshtan, të Njësisë Administrative Vithkuq.

Në qarkun Shkodër, niveli i Drinit ushtë ulur me 40 centimetra, në kuotën 6 metra e15 centimetra, ndërkohë qe ai i liqenit është rritur me 5 centimetra. Sipas autoriteteve, sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është rreth 1100 hektarë.

Në rrugën e Obotit, ku uji ka arritur 55 centimetrat, po operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë, ndërkohë që Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Në Gjinar të Elbasanit, bora ka nisur por njëkohësisht është hedhur kripë për shmangien e aksidenteve, po ashtu edhe ne Labinot mal, dhe në zonën e Funarit.

Edhe Llogoraja këtë mëngjes është zbardhur nga dëbora, e cila gjithsesi nuk ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Rruga është e hapur dhe kalohet pa zinxhir, ndërkohë dhe borëpastrueset kanë punuar gjatë natës që rruga të mos ketë probleme.

Reshjet e borës në lartësinë mbi 700 m I kanë zënë vendin shiut në zonat malore të qarkut Kukës. Shishtaveci është mbuluar nga bardhësia ku trashësia e borës arrin deri në 7 centimetra. Në segmentin Ura e Zapodit- Shishtavec ka reshje bore ku nga firma mirëmbajtëse është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Bëhet me dije se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht nga automjetet. Subjektet po punojnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç njësinë administrative Malzi, Arrën dhe Kalis të bashkisë Kukës, Bytyq, Fierz dhe Lekbibaj të bashkisë Tropojë dhe fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan, Kosturr dhe Golaj të bashkisë Has.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë