Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

18/09/2025 - 18:54
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një konflikt i armatosur kishte tronditur banorët e fshatit Gojbulë të Vushtrrisë më 2 tetor 2024, ngjarje kjo që ngjasonte me skena nga filmi  ‘The Godfather’. Sipas Prokurorisë, aty me armë mes veti ishin gjuajtur Arsim Ademi e Fatmir Gerbeshi. Krejt kjo kishte ndodhur para syve të policisë, të cilët paraprakisht kishin shkuar ta zgjidhin mosmarrëveshjen.

Veriu.info mëson se dy të pandehurit, Arsim Ademi e Fatmir Gerbeshi, Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka dënuar me burgim. Arsim Ademi është dënuar prej dy (2) vite e tetë (8) muajsh dhe dënim me gjobë në shumën prej 2,000.00 euro, ndërsa Fatmir Gerbeshi është dënuar me dy (2) vite e gjashtë (6) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 5,000 euro.

Veriu.info ka parë aktakuzat, raportet policore dhe shkresat nga shqyrtimi gjyqësor, të cilat i ka siguruar nga policia, prokuroria dhe gjykata.

Në shkresat e lëndës të policisë dhe prokurorisë thuhet se më datë 02.10.2024 Fatmir Gerbeshi e Rrahman Gerbeshi, së bashku me disa persona tjerë, kishin shkuar të punonin tokën që e kishin blerë afër shtëpisë së Arsim Ademi, ku ky i fundit, që në atë moment gjendej jashtë shtëpisë, e kishte telefonuar policinë me arsyetim se familja po frikësohet nga të lartëcekurit. Pas arritjes së policisë, në shtëpinë e tij kishte arritur edhe Arsim Ademi, i cili kishte shtënë disa herë me armë, të cilave u ishte kundërpërgjigur Fatmir Gerbeshi.

Policia kishte arrestuar Arsim Ademin në vendngjarje te shtëpia e tij, përderisa Fatmir Gerbeshi kishte ikur nga vendngjarja dhe kishte qendruar në arrati deri më 27.01.2025.

Disa muaj pas ngjarjes Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte ngritur aktakuzë ndaj Arsim Ademi për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa ndaj Fatmir Gerbeshi kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “vrasje në tentativë”. Për shkak të qendrimit për disa muaj në arrati të Fatmir Gerbeshi, prokuroria ua kishte veçuar rastet.

Dje, burime të Veriu.info nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishin bërë të ditur se janë shpallur aktgjykimet ndaj dy të pandehurve, por që Gjykata Themelore e Mitrovicës nuk kishte lëshuar njoftim.

Veriu.info ka dërguar pyetje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për të konfirmuar shpalljen e aktgjykimit për Arsim Ademi, ku kemi marrë konfirmim nga zyra për informim.

Foto: Arsim Ademi
Foto: Arsim Ademi

“Ju informoj se i pandehuri A.A. ka qenë i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, e lidhur me nenin 28 të KPRK-së, si dhe për veprën penale Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së. Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga pika I e dispozitivit të aktakuzës, ashtu që nga vepra penale Vrasje në tentativë, nga neni 172 i lidhur me nenin 28 të KPRK-së, është ri-kualifikuar në veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 367 paragrafi 2 i KPRK-së. Për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 2 i KPRK-së, është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 2 vjetësh dhe dënim me gjobë prej 2,000 eurosh, ndërsa për veprën Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit burgim”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Gjykatës.

Tutje, Udhëheqësja e Zyrës për Informim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Hateme Haxhaj Haziri bën të ditur se: “Gjykata i ka shqiptuar dënim unik: dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite e tetë (8) muajsh dhe dënim me gjobë në shumën prej 2,000.00 (me fjalë: dy mijë) euro, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.”

Zyra për Informim e Gjykatës ka konfirmuar edhe dënimin e shqiptuar për Fatmir Gerbeshi, duke bërë të ditur se të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Foto: Fatmir Gerbeshi
Foto: Fatmir Gerbeshi

“Në çështjen penale ndaj të akuzuarit F.G. sipas lëndës PKR.nr.25/2025, më datë 15.09.2025 është bërë shpallja publike e aktgjykimi, ashtu që i pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, sipas nenit 367 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh si dhe me gjobë në shumën prej 5,000 (pesë mijë) euro. Për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas nenit 366 paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti. Në kuptim të nenit 76 të KPRK-së, Gjykata i ka shqiptuar të pandehurit F.G. dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh e gjashtë (6) muajsh, si dhe denim me gjobë në shumën prej 5,000 euro. Gjithashtu, gjykata i ka vazhduar të pandehurit masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë sesa dënimi i shqiptuar me burgim.”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Veriu.info.

Veriu.info ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ku i kemi pyetur se a janë të kënaqur me aktgjykimet ose a do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit, pasi që trupi gjykues ka bërë rikualifikim të veprave penale nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ për Arsim Ademi e Fatmir Gerbeshi, ku në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës thuhet: “Prokuroria ende nuk e ka pranuar aktgjykimin për këtë rast. Pas pranimit të aktgjykimit, do të vendoset se si të procedohet tutje”.

JU REKOMANDOJMË

Drejtori Tahiraj e bën “horë” ish drejtorin e LDK-së, ia zbulon 30 gabime drejtshkrimore në një reagim
Lajme

Drejtori Tahiraj e bën “horë” ish drejtorin e LDK-së, ia zbulon 30 gabime drejtshkrimore në një reagim

18/09/2025 - 20:06
Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
Lajme

Zgjedhjet lokale, Eman Rrahmani: Nuk deshëm të bëhemi pjesë e pazareve politike

18/09/2025 - 19:49
Krerët e veteranëve takojnë Ambasadorin Guerot, i kërkojnë që shqetësimet e tyre për Specialen t’i adresojë në Paris
Lajme

Krerët e veteranëve takojnë Ambasadorin Guerot, i kërkojnë që shqetësimet e tyre për Specialen t’i adresojë në Paris

18/09/2025 - 19:40
Zelensky uron Ramën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe siguri
Lajme

Zelensky uron Ramën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe siguri

18/09/2025 - 19:26
Kurti në Vushtrri pritet me brohoritje për Hashim Thaçin – Mbështetësit e tij ia kthejnë “Albini, Albini”
Lajme

Kurti në Vushtrri pritet me brohoritje për Hashim Thaçin – Mbështetësit e tij ia kthejnë “Albini, Albini”

18/09/2025 - 19:09
Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
Lajme

Qalaj: Nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet Beogradit

18/09/2025 - 18:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

    Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Olluri: Prishtina rrezikon zgjedhje të parakohshme pas 12 tetorit, pasi Përparim Rama mund të burgoset

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë