Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një këmbësore e mitur është goditur në Gjilan nga një veturë, shkruan Veriu.info
Ngasësi i veturës është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka marrë tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Esat Berisha, Gjilan 19.05.2023, 13:10. Një i dyshuar i panjohur deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e godet viktimën femër kosovare- këmbësore (e mitur) dhe largohet në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.












