
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një grua tentoi t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga kati i dytë i ndërtesës ku banonte. Viktima fillimisht ksihte shenja jete por pasi u dërgua në QKUK nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq. Ky rast ka tronditur familjen Hasani, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Afërditës.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Afërdita Hasani, 35-vjeçare, vdiq në QKUK dhe trupi i saj tashmë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë, që bënë të ditur për Sinjalin se kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ” Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.”












