
Policia ka konfirmuar se sonte ka ndodhur një vrasje në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse PK-së për rajonin e Prishtinës tha për GazetaBlic se ngjarja ka ndodhur në orën 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
E dyshuara për vrasjen e kunatit, është vetëdorëzuar.“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër .Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti për GazetaBlic.










