Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngritët akta’kuzë kundër pronarëve të ‘Swiss’ dhe ‘Velunia Club’, zbulohet si bashkëvepruan për shitblerjen e drogës

27/12/2024 - 15:41
në Lajme
A A
Ngritët akta’kuzë kundër pronarëve të ‘Swiss’ dhe ‘Velunia Club’, zbulohet si bashkëvepruan për shitblerjen e drogës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Sefë Fetoshit, Kushtrim Bytyqit dhe Enis Shtavica, të cilët gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aksioni për këtë rast u zhvillua në mars të këtij viti, ku u arrestuan fillimisht Kushtrim Bytyqi, pronar i lokalit ‘Swiss’ dhe Enis Shtavica, ndërsa Fetoshi, pronar i ‘Velunia Club’ u dorëzua në Polici në shtator, pas disa muajsh në arrati.

Sipas aktakuzës, “nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi deri më datë 28.03.2024 pas mesnatës, në Prizren, Xërxe dhe Gjakovë, të akuzuarit duke vepruar në grup, pa autorizim blejnë, shpërndajnë dhe shesin në sasi të mëdha substanca narkotike të llojit “kokainë” të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë të ndaluar, në atë mënyrë që i akuzuari S.F., blenë substanca narkotike të llojit “kokainë” nga persona të panjohur dhe në pajtim me të akuzuarin E.Sh., i lë në ruajtje në shtëpinë e E.Sh., në Gjakovë.”

Më pas, dosja sipas Sinjalit thotë se i akuzuari Fetoshi, me qëllim të barazimit të borxhit, me kërkesë të Bytyqit, ofron “kokainë” për shitje në sasi prej 50.35 gram, ku i akuzuari Bytyqi, më datë 02.10.2023 pas mesnate pas pranimit të kokainës në fshatin Xërxë, me automjetin e tij, kthehet në lokalin i tij “Swiss” dhe sasinë e pranuar të kokainës ia shet personit tjetër në shumë prej 2000 euro, i cili ia ka bërë pagesën prej 1900 euro derisa pjesa tjetër prej 100€ do të duhej të bëhej në takimin e radhës për porosinë për 1 kg “kokainë”.

Në aksionin e zhvilluar më 28 mars, është kryer bastisje në shtëpinë e Shtavicës, në Gjakovë, ku janë sekuestruar: “Dy (2) qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 147.78 gram, dy (2) qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 52.01 gram, një (1) qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 5.71 gram, një (1) qese plastike me substancë të llojit kokainë me peshë 2.82, një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit “mariuhanë” në peshë prej 0.95 gram, një (1) peshore digjitale ngjyrë e bardhë dhe prova tjera.“

Gjithashtu, në këtë çështje, paralel me hetimet penale, prokurori i shtetit ka zhvilluar edhe hetime financiare sipas Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit të Pasurisë, ashtu që për pasuritë të cilave nuk u dihet prejardhja, që janë një shtëpi me sipërfaqe 250m2 dhe trualli në sipërfaqe 421m2 e cila gjendet në Prizren dhe një automjet i markës “Mercedes”, pronë e Bytyqit, do të ndiqen rrugët ligjore të përcaktuara në LKZK.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë