Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngritet aktakuzë ndaj inspektores Valbona Vrenezi

13/11/2025 - 10:28
në Kryesore, Lajme
A A
Ngritet aktakuzë ndaj inspektores Valbona Vrenezi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj inspektores së Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Valbona Vrenezi.

Vrenezi po akuzohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prokuroria ka filluar hetimet pas emisionit të transmetuar nga “Betimi për Drejtësi” më 9 nëntor 2024 me titull “Kalkulimet e inspektores së Prizrenit me ndërtimet pa leje”.

Në këtë emision tregoheshin mosveprimet e inspektores Vrenezi për të rrënuar ndërtimet pa leje.

Në prill të vitit 2022, ishin vënë themelet e para të diskotekës “Velunia” në rrugën “Transiti i ri” në Prizren. Objekti ishte nisur, zhvilluar dhe funksionalizuar nga investitori Sefë Fetoshi pa pasur leje ndërtimore.

Dokumentet bashkë me fotografitë e dërguara nga Komuna e Prizrenit tregonin se ndërtimi ishte monitoruar nga fillimi prej inspektoratit komunal të Prizrenit, mirëpo ishte lejuar finalizimi.

Bazuar në fotografit e përcjella bashkë me procesverbalin e parë që daton nga 18 prilli 2022, rezultonte se në inspektimin e parë ishin vendosur vetëm bazamentet e betonit në tokë.

Inspektorja përgjegjëse, Valbona Vrenezi, pas inspektimit të 18 prillit, ishte paraqitur sërish më 29 prill, për çka kishte marrë edhe aktvendim duke urdhëruar Fetoshin për ndalim të punimeve.

Por, urdhri nuk ishte përfillur, për çka më 12 maj 2022, inspektorja Vrenezi e kishte vizituar sërish vend punimin. Atë kohë, ishte konstatuar betonimi i tokës dhe ndërtimi i shtyllave. Si rrjedhojë, i ishin ndaluar punimet dhe vendosur shiritat.

Por, as vendosja e shiritave nuk kishte kryer punë. Sefë Fetoshi, kishte hequr shiritat që ndryshe njihen si vula zyrtare dhe vazhduar me ndërtimin e diskotekës “Velunia”.

Ky veprim ishte konstatuar me procesverbalin e datës 24 maj 2022, me ç’rast edhe e kishte dënuar me 500 euro gjobë. Kësisoj, Fetoshi kishte kryer vepër penale.

“Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare paraqet vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Madje, edhe qasja në objekte të caktuara në vende të caktuara të cilave u është vendosur vula dhe qasja në këto vende edhe pa e dëmtuar fare vulën është vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se kjo normë penale është ajo e cila jep garanci për zbatim në njëfar forme jep mbrojtje për zbatim në praktikë të vulave të cilat vendosen nga ana e zyrtarëve shtetëror”, kishte sqaruar hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala.

Por, njëjtë nuk e kishte vlerësuar edhe inspektorja Vrenezi. Për kryerjen e kësaj vepre penale që me ligj dënohet deri në 3 vjet burgim, Vrenezi e kishte amnistuar investitorin Sefë Fetoshi, që në kohën e realizimit të emisionit gjendej në ndalim për dyshimet për shitblerjen e drogës e që ka pasur dhe ka edhe dhjetëra raste të tjera si i dyshuar në dosjen policore. Për këtë pyetje ajo ka zgjedhur të hesht kur i janë drejtuar me shkrim.

Diskoteka “Velunia” ishte ndërtuar pa leje nga maji i vitit 2022. Mirëpo, afër dy vjet pas, pasi “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar qasje në dokumente publike më datë 27 shtator, inspektorja Vrenezi ka dalë për të kryer rrënimin.

Rrënimin u krye më 16 tetor, 20 ditë pas kërkesës së adresuar nga “Betimi për Drejtësi”. Se me çfarë baze ligjore e ka bërë rrënimin më 16 tetor, Vrenezi nuk ka pranuar assesi të deklarohet para kamerës. Madje, e njëjta nuk ka qenë as në punë në ora 8 ditën kur ka shkuar “Betimi për Drejtësi” më 24 tetor.

Mirëpo, kur “Betimi për Drejtësi” kishte tentuar të merrte një prononcim nga Astrit Fetoshi, vëllai i investitorit Sefë Fetoshi, ai tha se atë mund të japë në fund të procesit të rrënimit, me arsyetimin se inspektorët i kanë bërë disa tolerime, dhe dhënia e deklaratës mund t’i prishte punë.

“Gazetarja: Çfarë tolerime të kanë bë?
Fetoshi: Do sene, do“.

Por, tolerimet që i referohet Fetoshi si investitor i diskotekës, a kanë të bëjnë me faktin se rrënimi u bë pikërisht në kohën kur kontrata mes tyre me pronarin e tokës, Pren Kaqinari përfundoi?!

Për të kuptuar këtë, “Betimi për Drejtësi” kishte kontaktuar me pronarin e tokës, duke u paraqitur si palë e interesuar për të marrë me qira parcelën.

Kaqinari tregonte se kontrata me pronarët e diskotekës “Velunia”, do të përfundojë në dhjetor të vitit 2024, dhe nuk e ka pasur në plan për vazhdim.

“Kaqinari: Po a. Aty dje e kanë rrënu ata shteti ia kanë bo rrafsh atij, e tamam duhet me pastru. Se i ka dalë kontrata, edhe dy muaj i del kontrata që e ka pas.

Gazetarja: A hala kontratë paske pas me ata të Velunisë a?
Kaqinari: Po deri në vitin e ri po.

Gazetarja: Aha, ok.
Kaqinari: Po ata paskan pas me shtet diçka problem, e dje ia kanë rrafshu krejt.

Gazetarja: Po edhe ashtu ju paska përfundu kontrata. A keni pas ju me ua vazhdu a?
Kaqinari: Ja, ja çfarë, s’kom pas me ua vazhdu, tri vjet kanë kalu po”, kishte thënë ai.

Mirëpo, ky rast nuk kishte qenë i vetmi për inspektoren në fjalë.

Një rast tjetër ishte po ashtu në zonën Kadastrale në Lubizhtë.

Këtu, objekti ishte bërë rrafsh me tokë pikërisht pas kërkesës së “Betimit për Drejtësi”, një ditë para se të rrënohej diskoteka “Velunia”.

Për këtë, Arbër Ukaj thoshte se ekzistojnë edhe objekte të tjera të cilat përveç janë ndërtuar tashmë edhe janë funksionalizuar dhe nuk kanë leje.

“Ukaj: Ka objekt që u nis për një ditë, rastin e njëjtë e ka me tonën njëjtë, njëjtë. Ai bile s’po mun e fiton qet vendimin që na e kena marrë kurrë. Sot ai punon, 20 punëtorë i ka aty mrena.
Gazetarja: Ku është ai objekt?|
Ukaj: Kadal kadal i gjani krejt”.

Për këtë, Ukaj thoshte t’i ketë dhënë afat prej 2 javësh inspektores Vrenezi për t’i rrënuar të gjitha objektet e tjera me situatën e ngjashme si të tij.

“Ukaj: Unë jom tu e prit i kom kallxu sot që brenda ma së shumti 2 javë nuk i ekzekuton objektet tjera unë krejt kom me ia qit me fakte, krejt çka kom. Se ma ka bo pak të padrejtë, unë mendoj qashtu, ma ka bo të padrejtë se e ka bo se e ka bo bollogmë ka mbajt në presion të madh që 3 vjet, prishe mos e prish, qite kulmin heke kulmin, bile bone me vakt“. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë