Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngritja e tarifave të rrymës, Bajrami: Ky vendim është goditje e radhës për standardin e jetës

10/04/2025 - 18:45
në Lajme
A A
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi nesër.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim si një goditje të rëndë për standardin e jetës, fuqinë blerëse të qytetarëve dhe bizneset në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka theksuar se në katër vitet e fundit çmimi i energjisë ka dyfishuar, dhe tani pritet edhe një ngritje tjetër.

Ajo ka kërkuar që ZRRE të pezullojë çdo vendim deri në formimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që bordi i ZRRE-së të paraqesë dhe të justifikojë vendimin e tij para deputetëve.

Reagimi i plotë:

JO, VENDIMIT TË ZRRE-së PËR NGRITJE TË ÇMIMIT TË ENERGJISË

Nesër pritet që ZRRE të marrë vendimin përfundimtar lidhur me tarifat e energjisë, andaj përtej koalicioneve, numrave e formulave qeverisëse, kjo është një çështje që prek çdo qytetar e çdo familje dhe godet drejtpërdrejt ekonominë e vendit tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër çfarëdo vendimi për ngritje të çmimit të enegjisë elektrike.

Ky nuk është thjesht një vendim teknik i një institucioni “të pavarur”. Ky vendim është goditje e radhës për standardin e jetës, për fuqinë blerëse të qytetarëve dhe për bizneset në Kosovë.

Në këto katër vite qeverisje, energjisë i është dyfishuar çmimi, tani po pritet edhe ngritja e radhës.

ZRRE duhet të pezullojë çdo vendim deri në konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që bordi t’i raportoj dhe të justifikoj propozimin e tyre para atyre që i zgjedhin – deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

📌Si ka mundësi që tri herë rriten tarifat e energjisë, derisa energjia nga KEK-u i shitet KESCO-s për vetëm 29.6 euro/MËh?

📌Si arsyetohet vendimi i ZRRE-së, kur KESCO dhe KEDS nuk i publikojnë pasqyrat e tyre financiare?

📌Si ka mundësi që edhe ministrja ekonomisë e pranon se nuk di nëse këto kompani e kanë përmbushur planin e investimeve?

Në këto pyetje dhe shumë të tjera duhet të përgjigjet bordi i ZRRE-së, në Kuvendin e Republimës së Kosovës, para se të marrë çfarëdo vendimi për një ngritje tjetër të çmimit të energjisë.

Ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve të këtij vendi. Ne jetojmë këtu dhe e dimë se kostoja e jetës është dyfishuar, se ligji për pagë minimale nuk po zbatohet, se çmimet e produkteve bazë po rriten çdo ditë. Duke pasë parsysh të gjitha këto edhe një ngritje e tarifave të energjisë do ta vështirësonte edhe më shumë jetën e qytetarëve, ndërsa bizneset do të detyrohen të rrisin edhe më shumë çmimet e produkteve dhe shërbimeve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë