Rruga që kalon nëpër tre fshatra të Shalës së Bajgorës, Mazhiq, Tërrstenë e Rashan, ka nisur të riasfaltohet.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili ka thënë se Shala e Bajgorës do ta ketë infrastrukturën që e meriton.
Në këtë akvitet të kryetarit Bedri Hamza, ishte edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesel Neziri, i cili vjen nga fshati Tërstenë, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Arian Tahiri:
Rruga që gjarpëron fshatrat Mazhiq, Tërrstenë e Rashan, e ndërtuar në vitin 1980, kishte nevojë për rregullim.
Ne ju përgjigjem nevojës së qytetarëve dhe sot nisi riasfaltimi i plotë i kësaj rruge të vjetër.
Shala e Bajgorës do ta ketë infrastrukturën që e meriton dhe ne jemi të palëkundur për ta rregulluar çdo cep të saj.













