Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis digjitalizimi i procesit zgjedhor, KQZ-ja pranon softuer nga OSBE

22/08/2024 - 11:57
në Kryesore, Lajme
A A
Nis digjitalizimi i procesit zgjedhor, KQZ-ja pranon softuer nga OSBE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, softuerin i cili do t’i digjitalizojë disa nga operacionet zgjedhore.Softueri do t’ua mundësojë votuesve në çdo kohë, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës.

Po ashtu, përmes tij, votuesit me nevoja të veçanta do të mund të regjistrohen nga shtëpia dhe në ditën e zgjedhjeve KQZ do ta dërgojë ekipin mobil për t’ua mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje.Ndërsa, për votuesit jashtë vendit, platforma elektronike do ta mundësojë aplikimin për regjistrimin e tyre.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pranimi i këtij softueri shpreh edhe më tutje përkushtimin e Komisionit për avancimin e procesit zgjedhor.

“Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor si brenda, por edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime thelbësore dhe sigurisht se zbatimi i tij do të jetë sfidues në Zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025, por shprehë gatishmërinë e KQZ-së për të përmbushur detyrat që dalin para nesh. Besoj se përvoja ndër vite e KQZ-së dhe suksesi në të kaluarën, do të jenë një motiv i lartë për të gjithë ne që me sukses të realizojmë misionin tonë për organizim të zgjedhjeve me standarde të larta ndërkombëtare, duke siguruar shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, ka dekaruar Radoniqi.

Ai ka theksuar se organizimi i zgjedhjeve është një ndër proceset më të mëdha dhe gjithëpërfshirës për një shtet.

Sipas tij, Kosova tashmë ka një traditë qe çmohet edhe nga misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

“Kjo nuk është vetëm një tregues për punën e KQZ-së por një imazh i shtetit tonë të ri në arenën ndërkombëtare. Kosova duhet të vazhdojë t’i tregojë botës shembullin e mirë në organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ai. Sipas tij, softueri i KQZ-së i cili është zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së në Kosovë, ka për qëllim që ta avancojë shërbimet e institucionit për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili bëri dorëzimin e softuerit, ka deklaruar se zgjedhjet e lira janë themeli i demokracisë dhe se ky softuer do të jetë një arsye më shumë që votuesit të besojnë në procesin demokratik. Ai ka thënë se ky softuer është një hap përpara për efikasitetin, transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Misioni I OSBE-së vazhdon ta mbështesë KQZ-në, siç ka bërë për shumë vjet, veçanërisht tani kurt KQZ po ecë përpara me digjitalizimin e procesit. Jemi këtu që t’ia dorëzojmë softuerin për qendrën e numërimit të votave dhe rezultateve, softuer ky që është zhvilluar me ndihmën e OSBË ne Kosovë. Dorëzimi i softuerit sot prezanton kulminacionin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë ai.Gjatë prezantimit të softuerit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregoi se me anë të këtij softueri do të bëhet e mundur që “në çdo kohë, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por edhe në përiudha jo-zgjedhore, do të bëhet i mundur ndërrimi i Qendrës së Votimt brenda komunës dhe caktimi i saj sa më afër vendbanimit”.

“Përmes softuerit, votuesit me nevoja të veçanta që nuk mund të dalin në vendvotim për të votuar do të mund të regjistrohen nga shtëpia dhe në ditën e zgjedhjeve KQZ do ta dërgojë ekipin mobil për t’ia mundësuar pjesëmarrjen/votimin në zgjedhje”, ka theksuar Elezi. Elezi tregoi se përmes digjitalizimit po lehtësohet edhe procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës apo edhe regjistrimi i vëzhguesve.

JU REKOMANDOJMË

Tërmeti godet Spanjën, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
15/08/2026 - 11:19

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur në orët e para të së shtunës qytetin jugor spanjoll të Granadës. Sipas autoriteteve rajonale, lëkundjet janë regjistruar pak pas orës...

Më shumëDetails

Bllokada politike, PDK merr një vendim!

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
15/08/2026 - 10:53

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Konferenca do të nisë nga ora 14:00. Dje kreu...

Më shumëDetails

Një person gjendet pa shenja jete, policia nis hetimet

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
15/08/2026 - 10:41

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar gjatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare. Në vendin e...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
15/08/2026 - 10:28

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit në Facebook, çmimi...

Më shumëDetails

“Ekziston rreziku i arratisjes”, Gjykata arsyeton paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn

“Ekziston rreziku i arratisjes”, Gjykata arsyeton paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn
15/08/2026 - 09:58

Një muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës për Skender Llugiqin, të dyshuarin që bëri thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Gjykata në arsyetim të këtij...

Më shumëDetails

Sulmohet me mjet të mprehtë një person në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestohet i dyshuari

Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
15/08/2026 - 09:44

Një person është sulmuar me një mjet të mprehtë pas një mosmarrëveshjeje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 gusht 2026,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë