Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis hetimi për Qemal Dedjan, biznesmenin që pastron milionat e zeza me kulla dhe 12 kompani hije

26/05/2026 - 11:21
në Lajme
A A
Nis hetimi për Qemal Dedjan, biznesmenin që pastron milionat e zeza me kulla dhe 12 kompani hije
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të “Pamfletit”, lidhur me një rrjet të gjerë pastrimi parash të drejtuar nga vëllezërit Skënder dhe Qemal Dedja, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kanë nisur një hetim për këtë të fundit.

Qemal Dedja është proceduar pasi ka vijuar punimet për ndërtimin e një pallati, ndërkohë që leja e ndërtimit ishte pezulluar. Gjithashtu, 57-vjeçari dyshohet se ka mashtruar qytetarë, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, për të lidhur kontrata për blerje të apartamenteve në pallatin për të cilin nuk ka një leje ndërtimi, skemë kjo e pastrimit të parave, denoncuar më parë nga “Pamfleti”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. D., 57 vjeç, pasi dyshohet se subjekti që administron, ka vijuar punimet për ndërtimin e një pallati, ndërkohë që leja e ndërtimit ishte pezulluar. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas ka mashtruar qytetarë, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, për të lidhur kontrata për blerje të apartamenteve në këtë pallat”, njofton Policia.

Nga investigimi i “Pamfletit”, u zbulua struktura me 12 kompani fiktive e Qemal Dedjas që furnizonte me para të zeza ndërtimet e vëllait, Skënder Dedja. “Pamfleti” zbuloi se Skënder Dedja, i biri Visjan, bashkëshortja Hajrie, vajza Brunilda dhe dhëndri gjerman Marcel Alexander Düren përdornin biznesin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat e gjashtë kompanive të tyre me lidhje mafioze në Shqipëri, Maqedoni, Itali, Gjermani dhe Rusi.

Të dhënat zbuluan se financimi i kullave dhe pallateve nga Skënder Dedja nuk kryhet vetëm nga aktivitetet kriminale të vetë kompanive të tij, por edhe nga një rrjet me 12 kompani fiktive të krijuara nga i vëllai, Qemal Dedja, një emër i njohur për financime ilegale në ndërtim dhe përfshirje në skenarë vrasjesh.

Kompanitë “DEJA MARBLEUS”, “Materia Cons.Al”, “Materia Elite Stone”, “OLSTRON”, “Renewable Albania”, “Redon Cargo Service” dhe të tjera përdoren për grumbullimin e fondeve të padeklaruara dhe financimin e ndërtimeve luksoze.

Përveç milionave të grumbulluara brenda dhe jashtë Shqipërisë jashtë sistemit bankar, ata kanë të ardhura të padeklaruara që dyshohet se burojnë nga veprimtari të paligjshme, të realizuara përmes tre kompanive të tyre, për të cilat nuk kanë dorëzuar bilance prej 15–20 vitesh. Këto kompani janë: “V.B.F Albania Transport International”, “Agjencia Turistike Riviera” dhe “Agjencia e Punësimeve Ndërkombëtare Miqësia e Popujve”.

Nën logon e këtyre subjekteve, Skënder dhe Visjan Dedja, së bashku me familjarë dhe ortakë ilegalë brenda e jashtë Shqipërisë, janë skeduar për trafik droge, trafikim klandestinësh, transferim dhe transport ilegal vlerash monetare, si dhe për transport personash në kërkim me dokumente të falsifikuara dhe kontrabandë sendesh me vlerë.

Raportet e SHISH, Anti-Krimit dhe Inteligjencës Financiare ndër vite e identifikojnë këtë strukturë si rrjet kriminal që përdor ndërtimin për të legalizuar miliona nga burime të errëta

Pavarësisht këtyre, Këshilli Kombëtar i Territorit, me firmën e Edi Ramës, ka miratuar ndërtimin e dy kullave në aksin e Rrugës së Kavajës, një zonë me vlerë rekord në tregun e pasurive të paluajtshme. Këto dy kulla, me vlerë investimi 210 milionë euro, do të ndërtohen nga kompania “Glob-3X Group Sh.p.k”, me ortakë Skënder dhe Visjan Dedja, babë e bir, megjithëse sipas të dhënave financiare, ata kanë vetëm rreth 3.5 milionë euro kapital.

Nis hetimi për Qemal Dedjan, biznesmenin që pastron milionat e zeza me

Rrjeti i 12 kompanive të Qemal Dedjas që grumbullojnë miliona euro të zeza për kullat e vëllezërve Dedja:

– “DEJA MARBLEUS”, krijuar më 20 qershor 2016, me aktivitet gurore e shfrytëzim minerar. Qemal Dedja ka 80 për qind të aksioneve dhe Laura Kokëdhima 20 për qind. Kompania ka nëntë vjet pa bilance tatimore, por qarkullon rreth 130 milionë euro në vit jashtë bankave.

-Laura Kokëdhima, bashkëpunëtore e ngushtë e Qemal Dedjas, ka siguruar miliona ilegale përmes kompanisë italiane “CONSULTING S.R.L.”, ku është administratore. Më 16 janar 2025 ajo krijoi filialin “RENEWABLE ALBANIA” në Tiranë, duke hyrë si financuese në ndërtimet e grupit Dedja.

– “MATERIA ELITE STONE”, krijuar më 16 janar 2019, me 50 për qind të aksioneve të Qemal Dedjas dhe 50 për qind të Skënder Cevenit, pjesë e rrjetit të kromit ilegal. Kompania ka gjashtë vjet pa bilance tatimore.

– “DEJA WATER”, krijuar më 19 korrik 2019, me pronar të vetëm Qemal Dedjan. Ka gjashtë vjet pa bilance tatimore.

– “OLSTRON”, krijuar më 2 shtator 2022, me ortak Qemal Dedjan dhe Fitim Goxhajn, i njohur si ndërmjetës financimesh ilegale në projekte luksoze. Tre vjet pa bilance.

– “Redon Cargo Service”, e krijuar më 26 qershor 2017, me veprimtari transport detar dhe agjenci turistike. 20 për qind e aksioneve i ka Artur Dedja, djali 17-vjeçar i Qemal Dedjas në kohën e krijimit. Tani tetë vjet pa bilance tatimore.

– “MATERIA CONS 01”, krijuar më 9 nëntor 2019 nga Qemal Dedja. Pas dy javësh ia dhuroi djalit 19-vjeçar Artur Dedja. Me këtë kompani janë ndërtuar “Vlora Beach Tower” dhe gjashtë pallate në Vlorë me financime të padeklaruara. Tani tetë vjet pa bilance.

-“Materia Cons.Al”, krijuar në vitin 2015. Ka financuar ndërtimin e 21 pallateve, komplekseve të vilave dhe rrugëve në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Kavajë. Dhjetë vjet pa bilance tatimore dhe pa deklaruar burimin e fondeve.

-Dy firma “Qemal Dedja-Person Fizik”, me adresë te ish-Uzina Dinamo dhe te Rruga e Elbasanit, të përdorura për qarkullimin e fondeve dhe punime pa dokumentacion financiar.

Qemal Dedja grumbullon miliona për ndërtimet e vëllezërve përmes ortakëve të tij në kompanitë “Euro Edil”, “Futura Energy” dhe “Porto Romano Industrial Park”, të gjitha pa bilance dhe me aktivitet jashtë kontrollit tatimor.

Fakte të forta për përfshirjen në pastrim parash dhe krim të organizuar

-Më 4 gusht 2012, Qemal Dedja u plagos me armë gjatë një konflikti për ndarjen e pjesëve në disa pallate në Vlorë e Tiranë. Në këto projekte ai kishte financuar miliona euro ilegalisht. Konflikti u zhvillua mes grupit të tij dhe grupit të Alban Xhillarit.

-Në përgjimet “SKY ECC”, emri i tij del si pastrues parash në ndërtim, financues i policëve dhe kriminelëve për zbulime dhe hakmarrje pas vrasjes së nipit të tij, Klevis Lleshi.

Ky rrjet është një strukturë e përfshirë në pastrim parash, financim ilegal të ndërtimeve dhe përfitim lejesh ndërtimi me bazë kapitali kriminal, mbetet për tu parë deri ku do të shkojë ky hetim i nisur./Pamfleti

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku poston një video me përkrahje të madhe në tubimin me mërgatën: LDK është dashni

Abdixhiku poston një video me përkrahje të madhe në tubimin me mërgatën: LDK është dashni
26/05/2026 - 10:48

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, ka postuar një video nga tubimi në Cyrih të Zvicrës. Në këtë video shihen mërgimtarë të shumtë duke bërë fotografi me...

Më shumëDetails

Arrestohet një person në Prizren, shtiu me armë gjatë një ahengu

Policia sekuestron dy armë zjarri në një aheng familjar në Rahovec
26/05/2026 - 10:44

Është arrestuar një person në fshatin Lubizhdë e Hasit të Prizrenit, pasiqë gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Policia ka dalë në...

Më shumëDetails

MINT publikon çmimet e derivateve për sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
26/05/2026 - 10:26

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?
26/05/2026 - 10:17

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ekzekutohen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe...

Më shumëDetails

Hoti ngre alarmin për ekonominë: Prodhuesit vendorë po humbin betejën me importin

Hoti: Osmani e Kurti e lu’ftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë
26/05/2026 - 09:49

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti, ka ngritur alarmin për rritjen e kostove të prodhimit në vend, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë dhe konkurrueshmërinë...

Më shumëDetails

Ymeri: Kur qytetarët nuk shohin të ardhme, 100 euro duken zgjidhja më e mirë për momentin

Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
26/05/2026 - 09:38

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se mungesa e diskutimit për perspektivën pas zgjedhjeve po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët e shohin të ardhmen e tyre. Duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    400 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë