Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis peticioni për përfshirjen e këtij personaliteti në garën për president

25/04/2026 - 22:30
në Lajme
A A
Bllokada në Kuvend godet 17 institucione të pavarura
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, teksa vendi po hyn në tri ditët e fundit për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare, një iniciativë qytetare, e mbështetur edhe nga diaspora, ka nisur një peticion përmes të cilit kërkohet që kandidatura e profesorit Murat Jashari të merret në konsideratë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri në Kosovë.

Në këtë peticion, që iu drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe vetë Jasharit, qytetarët nënshkrues theksojnë nevojën për përgjegjësi, dinjitet dhe përfaqësim të denjë në zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Ne, qytetarët nënshkrues, kërkojmë që në procesin e zgjedhjes së Presidentit të merret seriozisht në konsideratë kandidatura e Prof. Murat Jasharit”, thuhet në tekstin e peticionit.

Nënshkruesit i bëjnë thirrje Kuvendit që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të sigurojë që procesi i zgjedhjes së Presidentit të jetë në përputhje me pritjet dhe dinjitetin e qytetarëve të vendit.

Po ashtu, një thirrje i drejtohet edhe profesor Jasharit që të reflektojë mbi këtë mbështetje si një përgjegjësi publike dhe të jetë i gatshëm të kontribuojë nëse kjo kërkesë merr formë institucionale.

Sipas nismëtarëve, peticioni synon të nxisë një proces që reflekton vlerat shtetformuese dhe sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës, duke e parë Presidencën si simbol të unitetit dhe vazhdimësisë shtetërore.

Për të qenë i vlefshëm, organizatorët kanë bërë të ditur se çdo nënshkrim duhet të konfirmohet përmes një linku që u dërgohet qytetarëve në e-mail.

Ndërkohë, më 25 shkurt ishte raportuar se Murat Jashari, ka refuzuar mundësinë për të marrë postin e presidentit.

Sot, në mëngjes, Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të propozojnë tre kandidatë të përbashkët – konsensual, për president.

Megjithatë, PDK-ja tashmë e ka refuzuar këtë propozim.

Ndërsa, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti garanci për sigurimin e 66 votave nga partia e tij në rast se LDK-ja propozon Vjosa Osmanin për presidente.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill të zgjedh presidentin e ri të vendit. Vjosa Osmani ka përfunduar mandatin pesë-vjeçar më 4 prill.

JU REKOMANDOJMË

Kurti falënderon deputetët: Me miratimin e këtij Ligji mërgata i kursen rreth 58 milionë euro në vit

“Ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill”, Kurti thotë se s’është mençuri të bëhen dy palë zgjedhje
16/10/2026 - 13:00

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar sot deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin përfundimtar të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit. Sipas Kurtit,...

Më shumëDetails

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
16/10/2026 - 12:48

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Rama tha se letra e Komitetit Ndërkombëtar...

Më shumëDetails

Shkurte Fejza i shkruan letër Edi Ramës për protestat, ja çfarë i thotë

Shkurte Fejza i shkruan letër Edi Ramës për protestat, ja çfarë i thotë
16/10/2026 - 12:23

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka publikuar një mesazh drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përmes të cilit bën thirrje për dialog, mirëkuptim dhe një zgjidhje të...

Më shumëDetails

Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar
16/10/2026 - 11:23

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në "Spitali Amerikan 2" (American Hospital Kosova II) në Graçanicë, ku një foshnje e sapolindur është ngatërruar nga stafi mjekësor dhe nënës i...

Më shumëDetails

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës
16/10/2026 - 10:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me zyrtarë të lartë të NATO-s dhe KFOR-it, kanë vizituar njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta...

Më shumëDetails

29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë

29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë
16/10/2026 - 09:44

Sot shënohen 29 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, gjeneralmajor Adrian Krasniqi, i cili u vra më 1997 gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë