Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

06/05/2026 - 10:53
në Lajme
A A
​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi thekson ditur se votuesit jashtë vendit do të kenë mundësi që të regjistrohen deri më 17 maj.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor, ndërkaq votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 6 qershor.

“Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të fillojë nga dita e sotme 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj. Pra, gjatë kësaj periudhe 12 ditore të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për të votuar qoftë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike apo për të votuar përmes postës. Në momentin e regjistrimit, aplikuesi mund të përzgjedhë individualisht mënyrën se si dëshiron të votojë në këtë proces zgjedhor”, deklaroi ai.

Përveç këtij procesi, Elezi ka njoftuar se nga sot votuesit kanë 12 ditë kohë për të ndërruar qendrën e tyre të votimit.

“Gjithashtu gjatë ditës së sotme, 6 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundësojë ndërrimin e qendrës së votimit për votuesit brenda një komune të caktuar. Pra, gjatë kësaj periudhe nga data 6 maj deri më datë 17 maj për 12 ditë me radhë të gjithë votuesit mund të konfirmojnë adresën e tyre se ku janë të caktuar të votojnë më 7 qershor. Por, nëse duan, është në vullnetin e tyre që ta ndryshojnë atë brenda komunës përkatëse ku ata janë caktuar si votues”, shton ai.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thekson se votuesit mund të konfirmojnë ose kundërshtojnë listën votuese.

“Duke filluar nga data 6 maj deri më 18 maj, për 13 ditë me radhë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundësojë konfirmimin dhe kundërshtimin e listës votuese. Pra, gjatë kësaj periudhe çdo person i cili është pjesë e listës votuese, mund të kundërshtojë pasaktësitë e kësaj liste. Qoftë për caktim të gabuar në ndonjë qendër të votimit, por gjithashtu gjatë kësaj kohe sa zhvillohet kjo periudhë zgjedhore, votuesi mund të kundërshtojë edhe pasaktësitë në listën votuese për emrin e ndonjë personi, për të cilin pretendon se nuk mund të figurojë në këtë listë, qoftë edhe për faktin se është i vdekur”, përfundon ai.

Nga data 1 maj deri më 7 maj, subjektet politike kanë kohë që të njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje ose jo në procesin zgjedhor, apo të bëjnë deklarimin se do të garojnë si pjesë e ndonjë koalicioni.

JU REKOMANDOJMË

Si e avancoi Fitore Pacolli në pozitë të arrestuarin e sotëm nga bastisja në Agjencinë Kadastrale?

Si e avancoi Fitore Pacolli në pozitë të arrestuarin e sotëm nga bastisja në Agjencinë Kadastrale?
06/05/2026 - 11:48

Bashkim Shaqiri, me pozitë udhëheqëse në Agjencinë Kadastrale, sot ra në pranga pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Krimet Ekonomike. Gazeta Insajderi raportoi se...

Më shumëDetails

Një i arrestuar dhe një në arrati, emra dhe detaje pas aksionit në Agjencinë Kadastrale

Një i arrestuar dhe një në arrati, emra dhe detaje pas aksionit në Agjencinë Kadastrale
06/05/2026 - 11:36

Aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Krimeve Ekonomike, i nisur në mëngjesin e së mërkurës, ka përfunduar. Nga aksioni në pranga ka përfunduar një zyrtar i kësaj...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu në paraqitje nga Presidenca, mungon flamuri dardan

Albulena Haxhiu në paraqitje nga Presidenca, mungon flamuri dardan
06/05/2026 - 11:28

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, u është drejtuar sot mërgatës përmes një video nga Presidenca, duke i ftuar që të regjistrohen për zgjedhjet e 7 qershorit....

Më shumëDetails

Specialja paralajmëron se vendimi për katërshen e UÇK-së mund të shtyhet edhe pas 20 korrikut: Nëse është absolutisht e nevojshme

Shtyhet shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së
06/05/2026 - 10:56

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka konfirmuar se gjyqtarët kanë urdhëruar zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit në rastin e krerëve të UÇK-së. Sipas gjykatës, zgjatja...

Më shumëDetails

Reagon PDK pas vendimit të Speciales për shtyrjen e marrjes së vendimit për ish krerët e UÇK-së

Reagon PDK pas vendimit të Speciales për shtyrjen e marrjes së vendimit për ish krerët e UÇK-së
06/05/2026 - 10:49

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo...

Më shumëDetails

Nuk vijnë të arratisurit, seanca për “Capat” dhe “Sekiraqët” vijon pa ta

Nuk vijnë të arratisurit, seanca për “Capat” dhe “Sekiraqët” vijon pa ta
06/05/2026 - 10:41

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”. Kryetarja e trupit gjykues, pasi dëgjoi mendimet e prokurorit të shtetit dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    398 Shpërndaje
    Shpërndaje 159 Tweet 100
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4