Me një orë vonesë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pikë kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Por në seancë mungojnë deputetët e LDK-së.
Në të njëjtën kohë, qytetarë të shumtë janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit, duke bërë thirrje për miratimin e ligjit.
“Votoni ligjin”, është thirrja që po dëgjohet nga qytetarët e mbledhur para Kuvendit.
Ndryshe, përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë paralajmëruar se situata mund të eskalojë nëse nuk votohet Ligji./Indeksonline/













