
Në rrugën ’18 prilli’ në Vushtrri sot një kompani ka nisur vendosjen e lodrave luhatëse, që në zhargonin popullor njihen si “hulaja”, por që në mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë puna i është ndërprerë përkohësisht.
Banorë të lagjes (te flamurat) janë ankuar në Veriu.info se vendosja e këtij lloji të lodrave do të shkaktoj zhurmë dhe për pasojë do ta prish qetësinë e tyre familjare.
Në lidhje me shqetësimin e banorëve, Veriu.info ka kontaktuar drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Vushtrrisë, Bujar Pllana, i cili ka treguar se sot është ndërprerë ky aktivitet i vendosjes së këtyre lodrave.
Drejtori Pllana ka treguar se parcela ku ka nisur vendosja e tyre është pronë private, por pasi që nuk është marr leje për këtë veprimtari, atëherë puna është ndëprerë përkohësisht.
Ditëve në vijim do të dihet saktësisht se a do i lejohet ushtrimi i veprimtarisë.










