Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një ditë para verdiktit të Hagës, Ulutas i raporton Komandës në Napoli – aleatët riafirmojne zotimin për paqe në Kosovë

15/09/2026 - 19:10
në Kryesore, Lajme
A A
Një ditë para verdiktit të Hagës, Ulutas i raporton Komandës në Napoli – aleatët riafirmojne zotimin për paqe në Kosovë

NATO headquarters in Brussels with 32 flags

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s është mbledhur të martën, më 15 shtator, në formatin KFOR, së bashku me vendet partnere që kontribuojnë me trupa, për të diskutuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş.

Në raportimin e tij të fundit para Këshillit, të cilin e zhvilloi përmes video-lidhjes, Ulutaş paraqiti një përditësim mbi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes.

Kjo vjen një ditë para verdiktit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i optimizimit të pranisë dhe strukturës së KFOR-it, i cili vjen pas përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë.

Sipas NATO-s, ky proces synon të sigurojë që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e mandatit të tij. Ai është i bazuar në kushtet në terren, po zbatohet gradualisht dhe është plotësisht i kthyeshëm në rast se zhvillimet e sigurisë e bëjnë të nevojshme.

“KFOR-i do të mbetet i pajisur, i trajnuar dhe i organizuar në mënyrë të përshtatshme për të zbatuar mandatin e tij afatgjatë të OKB-së dhe do të ruajë kapacitetet, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për t’iu përgjigjur një sërë skenarësh të sigurisë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Aleanca ka ritheksuar gjithashtu rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e saj për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Pamjet sot nga Haga, qindra shqiptarë me flamuj para Speciales, disa orë para verdiktit

Pamjet sot nga Haga, qindra shqiptarë me flamuj para Speciales, disa orë para verdiktit
15/09/2026 - 20:10

Mijëra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, në prag të vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim...

Më shumëDetails

Çitaku: Kosova ju pret, çlirimtarë!

Çitaku: Kosova ju pret, çlirimtarë!
15/09/2026 - 19:46

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka publikuar një mesazh, ku ka përshkruar atmosferën dhe mbështetjen e qytetarëve për ish-pjesëtarët e UÇK-së në...

Më shumëDetails

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
15/09/2026 - 19:25

Mbi 40.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Pjesa më...

Më shumëDetails

Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës

Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës
15/09/2026 - 18:59

Shtetet e Bashkuara mbështesin njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe do të vazhdojnë bisedimet për këtë çështje edhe me shtetet mosnjohëse që janë anëtarë të NATO-s, tha zëvenëdsndihmëssekretari amerikan...

Më shumëDetails

Kurti emëron 27 zv.ministra, këta janë emrat

Kurti emëron 27 zv.ministra, këta janë emrat
15/09/2026 - 18:48

ZKM njofton se kryeministri Albin Kurti këtë të martë ka emëruar 27 zëvendësministra nëpër ministri të ndryshme. Emërimi i tyre është si në vijim: Përparim Kryeziu, Zëvendësministër i...

Më shumëDetails

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën
15/09/2026 - 18:28

Bashkimi Demokratik për Integrim sërish ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari, lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë