Një dron me një madhësi rreth 2 metrash, pas asnjë shenjë identifikuese ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se zona është bllokuar nga Policia e Kosovës dhe deminuesit.
Veriu.info ka provuar të marr konfirmimin nga policia por nuk kanë qenë të qasshëm.
Kujtojmë se ditë më parë, në kryeqytetin kroat, në Zagreb, kishte rënë një dron i ngjashem, i cili ishte prodhim sovjetik.
Ndërsa, ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhi, pati konfirmuar se mbetjet e një bombe ajrore të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik janë gjetur në mbetjet e dronit që u rrëzua në Zagreb.















