
Policia e Kosovës ka njoftuar se është liruar në procedurë të rregullt një burrë nga Mitrovica, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ishte arrestuar pas sulmit që i bëri një gruaje.
Ngjarja kishte ndodhur në rrugën Marie Shlaku, ku pas mosmarrëveshjes e kishte sulmuar fizikisht atë.
Me urdhër të prokurorit rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
“Rr. Marie Shlaku, Mitrovicë 16.08.2023-06:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.












