Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.












