Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një javë nga rrahja brutale e imamit| Kjo është gjendja shëndetësore e tij

28/07/2022 - 11:04
në Lajme
A A
Rrahja e imamit që tronditi fshatin Lupç, si u rrahë për vdekje imami Zeqir Berisha nga tre ekstremistët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Imami i fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha i cili u rrahë brutalisht të enjten e 21 korrikut nga tre ekstremistë po vazhdon trajtimin në QKUK më konkretisht në klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Gjendja e tij shëndetësore është pak më e mirë. Pritet të kryej disa intervenime në fytyrë shkaku i thyerjeve që ka pësuar. Por si pasojë e lëndimeve të rënda ndërhyrja nga mjekët mund të marrë kohë.

Personat të cilët e sulmuan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi. Pas, sulmit tre vëllezërit Murturi ishin kapur nga Policia dhe tashmë me vendim të Prokurorit janë dërguar prapa grilave.

Burime të gazetës thanë se deri tek rasti i rrahjes brutale ka ardhur pasi tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si ekstremistë fetarë.

Ndërsa, gjendja e imamit kosovar ishte e tmerrshme dhe shqetësuese, ‘Gjakderdhje, thyerje, lëndime të rëndë në të gjitha anët e kokës‘,-janë disa nga lëndimet e rënda të cilat i mori imami llapjan pas sulmit brutale të vëllezërve Murturi.

Policia e Kosovës ka dalë me raport për sulmin ndaj imamit, ku tregohet se rasti në polici ishte raportuar nga vet imami Zeqir Berisha.

“Podujevë 21.07.2022.22:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkohë, zyra për informim e Policisë së Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se mosmarrëveshjet mes palëve kanë nisur kohë më parë.

Në prill të viti 2021, ishte incidenti i parë në mes palëve, i cili me vendim të prokurorit ishte iniciuar si prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Policia e Kosovës kishte marrë masa ndaj të dyshuarve ku njërit prej tyre i ishte shqiptuar gjobë.

“Një rast në prill të vitit 2021, mes këtyre personave ka qenë një ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike”. Rasti është trajtuar nga Policia dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjoba”, thuhet në përgjigje e ZIMP.

Po ashtu, Policia ka trajtuar edhe një informatë për një mosmarrëveshje në fillim të këtij muaj, ku të përfshirë kanë qenë personat e njëjtë.

Por, bazuar në rekomandimin e prokurorit të shtetit nuk ishte inicuar rast pasi nuk kishte element të veprës penale

“Në fillim të këtij muaji, ka qenë një mosmarrëveshje ne mes dy palëve. Rasti është raportuar, janë marrë masat dhe në koordinim me prokurorin nuk është iniciuar rast sepse nuk ka pasë elemente të veprës penale”, thuhet në përgjigjet e ZIMP.

Shkaku që kishte dërguar në konflikti mes vëllezërve Murturi dhe imamit Berisha kishte qenë mënyra e faljes së namazit.

Rasti e ka dënuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës

Përmes një komunikate për media BIK-u ka dënuar sulmin e rëndë që ndodhi ndaj imamit, Zeqir Berisha.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin mbi imamin e xhamisë së fshatit Lupç, të komunës së Podujevës, Zeqir ef. Berishës. Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar”, thuhet në komunikatë.

BIK-u iu ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga ky sulm, dhe drejtësia ta thotë fjalën e saj.

“Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës. Mbështesim dhe i qëndrojmë afër imamit të respektuar, e nga xhemati kërkojmë që të distancohen nga autorët e sulmit, ndërsa nga organet e drejtësisë kërkojmë që të japin vendimet e duhura, sepse është sulmuar imami – autoriteti zyrtar fetar në vendin e tij të punës, si dhe është atakuar hapësira e xhamisë, e cila është e dedikuar për lutje e ibadete”, vijon komunikata.

Fillimisht rasti ishte iniciuar si “lëndim i rëndë trupor” por vetëm pastaj me sugjerim të prokurores për Krime të Rënda rasti është duke u hetuar si “vrasje në tentativë”./Insajderi/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë