
Sulmuesit serb i plagosur, nga ngjarja në Banjskë, e i cili gjendet në spital duke u trajtuar, i është vazhduar paraburgimi për një muaj.
Kështu merr vesh Klan Kosova, ndërsa edhe për dy sulmuesit e tjerë pritet të merret vendimi. Afati kohor maksimal që përcakton masën për këta dy, është deri nesër.
Katër mbetën të vdekur nga ky grup terrorsit që sulmoi dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku në Banjska në veri. Flitet se janë më shumë të vrarë nga kjo aradhë paramilitare që raportohet se ishin mbi 30 afër 40 persona.
Sipas deklaaratës së ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, 6 prej tyre tashmë po trajtohen në Serbi për plagët që i morën në ballafaqim me Policinë e Kosovës.











