Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare

24/05/2025 - 15:01
në Kryesore, Lajme
A A
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Muhamet Musliut, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, mund ti shmanget procedurës penale duke qen se i njëjti dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, i njëjti mund të asgjësojë, fshehë, falsifikoi provat e veprës penale ose të pengon rrjedhën normale të procedurës penale, mund të ndikojë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime.

“Gjykata konsideron se duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, pasi dyshohet për vepër penale të nxitjes së urrejtjes, e që këto vepra penale janë të shpeshta edhe në Kosovë dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë për shoqërinë, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, rreziku se do ta përsëris veprën penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, thuhet në njoftim.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M.në vazhdimësi, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve fetare si dhe ka propaganduar ideologji ekstreme fetare, në atë mënyrë që i njëjti përmes rrjetit social “Facebook”, në profilin e tij ka shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse duke publikuar fotografi dhe materiale propagandistike që përmbajnë skena të dhunshme, si prerje koke atyre që nuk respektojnë fenë islame, ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve si dhe thirrje për të përhapur frikë në tokat joislame, sipas metodave të propagandës së ISIS-it, ashtu që duke publikuar foto dhe video të personave të ndryshëm të radikalizuar ka shpërfaq në publik thirrje të fuqishme të ekstremizmit fetar duke i përkrah veprimet të cilat janë bërë nga Organizata Terroriste Islamike. I njëjti përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ka shpërndarë dhe publikuar fotografi, video me materiale të qarta propagandës ekstremiste, për mbështetje të organizatës terroriste ISIS, ku rezulton se i njëjti shfaqë ideologji ekstremiste fetare me orientim të qartë xhihadist dhe mbështetje ndaj grupeve të shpallura terroriste, si organizata ISIS, si dhe postime me përmbajtje nxitje të urrejtjes nder fetarë, përfshirë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, me referenca të drejtpërdrejta ndaj ‘’betimit për derdhje gjaku’’ dhe përhapjes së frikës në tokat jomuslimane. Po ashtu në rrjetin social ’Facebook’’ me datë 14.05.2025 në profilin e tij ka postuar video ku shihet një veturë me të cilën kryhet një sulm vetëvrasës, me qëllim të nxitjes fetare dhe duke propaganduar ideologji fetare”, thuhet tutje në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit
07/07/2026 - 23:54

Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X të martën, duke shtuar se sulmet ishin në përgjigje...

Më shumëDetails

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)
07/07/2026 - 23:09

Në autostradën "Ibrahim Rugova" sot në orët e pasdites ishte shkaktuar bllokadë total për rreth një orë pas djegies së një kamioni për transportimin e kafshëve, raporton Veriu.info....

Më shumëDetails

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s
07/07/2026 - 22:55

Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se në kohën kur po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, Kosova po humb mundësi të rëndësishme...

Më shumëDetails

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet
07/07/2026 - 22:43

Shtetet e Bashkuara revokuan të martën licenën e përgjithshme që autorizonte shitjen e naftës iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit...

Më shumëDetails

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’
07/07/2026 - 22:30

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë...

Më shumëDetails

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
07/07/2026 - 22:15

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht. Në deklaratën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë