Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një numër i ri 25-50 euro në Istog e Mitrovicës! Zyrtarja e IPKO-s e mohon, por ja video dhe foto dëshmitë që e demantojnë plotësisht

19/07/2023 - 18:01
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Një numër i ri 25-50 euro në Istog e Mitrovicës! Zyrtarja e IPKO-s e mohon, por ja video dhe foto dëshmitë që e demantojnë plotësisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info dje ka raportuar se si IPKO po e shfrytëzon sezonën e mërgimtarëve, duke i rritur në mënyrë enorme çmimet e numrave telefonik.

Këto çmime ditëve të fundit po variojnë nga 25 euro deri 50 euro për një numër të ri në Mitrovicë e Istog, ndërsa në Pejë mund të gjenden sot numra me çmimin më të lirë prej 12 euro.

Para publikimit të artikullit të djeshëm, Veriu.info kishte dërguar pyetje në IPKO, për të marrë përgjigje në lidhje me shqetësimet e qytetarëve që rastin e kishin raportuar në Veriu.info.

Mirëpo, IPKO kishte kthyer përgjigje deri më sot, ku mundohet të demantoj lajmin e publikuar.

Afrika Zyferi, zyrtare për komunikim me publikun në IPKO në përgjigjen fillestare të dërguar në Veriu.info thotë: “IPKO ofron llojlloshmëri të ofertave të cilat ndahen sipas kontratave pre-paid (parapagim) dhe post-paid (numra me kontrata afatgjata). Të gjitha ofertat mund ti gjeni në website www.ipko.com. Gjatë sezonës verore, IPKO dizajnon oferta edhe për mërgimtarët, duke parashikuar nevojat e tyre për komunikim, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë dhe rajon. Për  t’iu përgjigjur pyetjes tuaj të parë, JO, nuk është e vërtetë se IPKO nuk shet numra nën cmimin prej 25 euro”.

Ndërsa më pas Veriu.info ka dërguar pyetje se sa është çmimi i një numri të ri (pa kontratë afatgjate), ky zyrtarja e IPKO-s, Afrika Zyferi ka thënë se kinse pergjigjet jane shume te thjeshta, vetem që ne sipas saj, duhet t’i lexojmë me vemendje.

“Ju keni mundesi te zgjedhni nga ofertat e ndryshme ne dispozicion, varesisht nga nevojat e juaja per komunikim. Cmimi I nje numri te IPKO, mund te varioje. Sic mund ta shihni lehtesisht ne webfaqe, fillon nga Eur 2.95 deri ne EUR17.99. Por, ka edhe numra me cmime me te larta per bizneset qe deshirojne numra te vecante. Pra, e gjitha varet nga nevojat e individit apo biznesit per komunikim, dhe mundesite jane te shumta”, thuhet në përgjigjen e saj të dëguar sot në ora 16:27.

15 minuta pas përgjigjes së saj, Veriu.info ka vizituar zyren kryesore të IPKO-s në Mitrovicë, duke kërkuar të blej numër me çmim 2.95 euro, por që zyrtarja e shitjes ka ofruar vetëm numra sipas pakove 25 euro, 30 euro dhe 50 euro. (Shih foton e mëposhtme).

Veriu.info i ka treguar zyrtares së shitjes në IPKO email-in me përgjigje nga Afrika Zyferi, por që ajo thotë se nuk kanë numra tjerë në shitje.

Veriu.info menjëherë ka kontaktuar zyrtaren për marrëdhenie me publikun në zyren qendrore të IPKO-s, Afrika Zyferi, duke ia shpjeguar situatën, por ajo ka thënë se e ka mbaruar orarin e punës dhe vetëm nesër mund të kthen përgjigje.

Veriu.info posedon dëshmi (përfshirë edhe video) të gjata me minuta nga disa zyre të IPKO-s, ku dëshmohet se nuk shiten numra më të lirë se çmimet e lartëcekura.

Më poshtë mund të dëgjoni zërin e zyrtareve të IPKO-s në Istog e Pejë, ku flasin për këto oferta.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2023/07/InShot_20230719_175705950.mp4
https://veriu.info/wp-content/uploads/2023/07/InShot_20230719_175814374.mp4

Ndryshe, siç kemi raportuar edhe dje, rritja e çmimin të numrave të ri ka ndodhur ditëve të fundit, pikërisht në pikun e sezonës kur mërgimtarët vijnë në Kosovë.

P.S.: Në rast të një kontesti gjyqësor për shkrimin Veriu.info do t’i prezantoj në gjykatë dëshmitë.

JU REKOMANDOJMË

Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij
24/03/2026 - 12:29

Disa orë para se të votohej Qeveria Kurti 3, Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tetë kontrata milionëshe për mirëmbajtje të rrugëve nacionale dhe rajonale nga tenderi 35 milionësh....

Më shumëDetails

Maqedonci thotë se pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza është “kuvendi jofunskional”

Maqedonci: Investimet në ushtri nënkuptojnë siguri për qytetarët
24/03/2026 - 11:47

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, tha se për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza pengesë e ka kuvendin jofunksional. Maqedonci tha se një vendim i...

Më shumëDetails

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”
24/03/2026 - 11:20

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve të larta të naftës që kanë kapluar vendin dhe botën pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, tha se Qeveria...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë
24/03/2026 - 11:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s 27 vjet më parë për të ndaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes...

Më shumëDetails

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës
24/03/2026 - 10:20

Kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur NATO-ja nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake serbe.  Ajo ka thënë se bombardimet e NATO-s...

Më shumëDetails

27 vjetori, Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve

27 vjetori, Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve
24/03/2026 - 09:57

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, në një intervistë për RTKLive, në përvjetorin e 27-të të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-së ndaj ish-Jugosllavisë (Serbisë),...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë