Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një paketë e strategjisë së re për dialog/ Analistët tregojnë pritjet nga pasuesi i Lajçak

07/08/2024 - 10:37
në Lajme
A A
Një paketë e strategjisë së re për dialog/ Analistët tregojnë pritjet nga pasuesi i Lajçak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i mbushur me sfida dhe joefikasitet në zbatimin e asaj që është rënë dakord.Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, pret që nga janari, pas zgjedhjeve në SHBA dhe me të dërguarin e ri evropian, duhet të përgatitet një paketë e metodologjisë së re për dialog. Thelbi i të cilit do të jetë efikasiteti.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua politologu Fidan Ukaj.Ai tha se i dërguari i ri evropian pas janarit 2025, duhet të vijë nga një vend që e njeh Kosovën dhe po ashtu sipas tij ta ketë besimin e Kosovës.

“Mendoj se me ardhjen e të dërguarit të ri evropian pas janarit 2025, kur t’i përfundojë mandati z.Lajqak e që mendoj se i dërguari i ri duhet të vijë nga një vend që e njeh Republikën e Kosovës, e po ashtu ta ketë besimin edhe të Republikës së Kosovës sepse z.Lajçak i ka munguar besimi nga ana e palës kosovare”, deklaroi ai.Tutje, ai tha se Lajçak nuk ka qenë i paanshëm, por siç thotë Ukaj, ai ka mbajtur anë dhe për këtë arsye ka humbur besimin e Kosovës.

“Ka tregu që veç i paanshëm nuk ka qenë, ka qenë i njëanshëm për këtë arsye e ka humbur besimin e Kosovës, mendoj që i dërguar i ardhshëm që do të vijë sigurisht duhet ta ndërrojë strategjinë e vazhdimit të procesit dialogues e po ashtu edhe të zbatimit të marrëveshjeve”, tha Ukaj.

Më tej, ai thotë se forma e deritanishme e ndjekur nga Lajçak tij ka qenë qasje e gabuar.

“Kjo forma e deritanishme e ndjekur nga ana e z.Lajçak në njërën anë me e inkuraju e po ashtu me toleru Serbinë edhe përkundër përpjekjeve të saja edhe me aneksu territor në Republikën e Kosovës dhe në anën tjetër me vendos kushte apo kritere për Republikën e Kosovës siç ishte formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, mendoj që ka qenë një qasje e gabueshme”, u shpreh ai politologu.“Një strategji e re e ndërtuar prej të dërguarit të ardhshëm që do të njihet nga ana e BE-së e që do të ishte një politikë balancuese, me presion të balancuar po ashtu zbatim të balancuar të marrëveshjeve të arritura do të ishte çelësi i vazhdimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani”, deklaroi politologu Fidan Ukaj për Gazeta Blic.

Ndërsa, analisti politik, Gazmir Raci, thotë se nëse ka një strategji të re të qasjes ndërmjet dhe që duhet të jetë domosdoshmërish balancues, atëherë është shumë e nevojshme.“Nëse ka një strategji të re të qasjes ndërmjet dhe që duhet të jetë domosdoshmërish balancues atëherë është shumë e nevojshme për me shku drejt finalizimit të zbatimit të planit franko-gjerman dhe të aneksit të Ohrit, përndryshe nëse insistohet vetëm në kërkesat e njërës palë këtë rast kërkesën e Serbisë për themelimin e asociacionit mendoj që nuk është e nevojshme një strategji e tillë”, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Raci thotë se nëse një strategji e tillë merr për bazë kërkesat e Kosovës, duhet të ketë sukses.“Por, nëse strategjia e tillë është balancuese, është qasje e re që merr për bazë edhe kërkesat e Kosovës, atëherë besoj që duhet me pas sukses”, përfundoi analisti politik, Gazmir Raci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë