Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një sëmundje e mistershme po prek gjithmonë e më shumë të rinjtë

04/01/2022 - 08:53
në Lajme, Ndryshe
A A
Një sëmundje e mistershme po prek gjithmonë e më shumë të rinjtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur Roger Ellis u sëmur dy vite më parë, familja e tij e dërgoi shpejt në spital, duke pasur frikë se ai kishte pësuar sulm në zemër. Mjekët e përjashtuan këtë, por disa ditë më vonë, ai pësoi sulm.

Pas disa javësh, mekaniku i pensionuar 64-vjeçar, i cili jetonte në qytezën lindore kanadeze, Bathurst, u bë gjithnjë më me ankth dhe ndihej i çorientuar dhe shpesh e përsëriste veten, shkruan The Guardian.

Gjendja e tij u përkeqësua shpejt. Në tre muajt e parë në spital, ai humbi rreth 27 kilogramë dhe u detyrua të ushqehej përmes një gypi e të përdorte karrocë invalidësh.

“Ne gati e humbëm disa herë”, thotë i biri i tij, Steve. Mjekët ishin të habitur. Ata i përjashtuan epilepsinë, sulmin, sëmundjen Creutzfeldt-Jakob, encefalitin autoimun dhe kancerin. Roger u mbajt për më shumë se një vit në spital para se të dërgohej në një shtëpi kujdesi.

“Ne thjesht fatkeqësisht e pranuam faktin se nuk do të dinim se çfarë kishte derisa të vdiste”, thotë i biri i tij.

Roger mbetet në shtëpinë e kujdesit dhe familja e tij tani beson se ai është pjesë e një grupi njerëzish që po vuajnë nga një sëmundje misterioze neurologjike që po shënon progres.

Këto raste i kanë lënë të habitur ekspertët dhe misteri ka nxitur një mosmarrëveshje të ashpër mes zyrtarëve, të cilët sugjerojnë se rastet nuk janë të lidhura mes vete, dhe shkencëtarëve, të cilët pretendojnë se ato të gjitha mund të jenë nxitur nga faktorët mjedisorë ose ndotësit.

Të prekurit përjetojnë dhimbje të pashpjegueshme, spazma dhe ndryshime të sjelljes, thotë Dr. Alier Marrero, neurologu që fillimisht e kishte identifikuar përhapjen e rasteve. Shumë prej tyre më pas shfaqën shenja të rënies së aftësive njohëse, humbje të muskujve, jargëzim, kërcëllima dhëmbësh dhe halucinacione të frikshme.

Deri më tani, publikisht janë njohur 48 raste, por zyrtarët e afërt me hulumtimet për këtë përhapje i kanë thënë gazetës britanike, “The Guardian”, se numri i personave të prekur tashmë e ka kaluar 100-ëshin.

Zyrtarët e shëndetit publik i kanë përcjellë rastet për gati një vit dhe kanë dhënë pak shenja se janë afër ndonjë zgjidhjeje.

Megjithatë, ministrja rajonale e Shëndetësisë, Dorothy Shephard, njoftoi në fund të tetorit se në një raport epidemiologjik nuk janë gjetur dëshmi të konsiderueshme se ndonjë ekspozim ndaj ndonjë lloji të ushqimit, sjelljes ose mjedisi mund të jetë përgjegjës.

Një hulumtim, i udhëhequr nga një komision i neurologëve nga e tërë provinca, pritet të publikojë një raport të dytë në fillim të vitit të ardhshëm pas ekzaminimit të 48 pacientëve.

JU REKOMANDOJMË

​Sa orë lejohet të punohet jashtë orarit të punës në Kosovë?
Lajme

​Sa orë lejohet të punohet jashtë orarit të punës në Kosovë?

16/08/2022 - 23:42
Zërat për luftë, Begaj thotë se veriu është vatër rreziku për eskalim
Kryesore

Zërat për luftë, Begaj thotë se veriu është vatër rreziku për eskalim

16/08/2022 - 23:25
Shtatë persona të lënduar, Policia deklarohet për aksidentin në rrugën Podujevë – Prishtinë
Lajme

Shtatë persona të lënduar, Policia deklarohet për aksidentin në rrugën Podujevë – Prishtinë

16/08/2022 - 22:42
Alma Lama: Gratë me shami në Kosovë janë të nënshtruara!
Lajme

Alma Lama: Gratë me shami në Kosovë janë të nënshtruara!

16/08/2022 - 21:44
“Albin Kurti është rrenc”, mërgimtari i çon një ‘selam’ kryeministrit
Lajme

“Albin Kurti është rrenc”, mërgimtari i çon një ‘selam’ kryeministrit

16/08/2022 - 21:22
Haradinaj i drejtohet Kurtit: E keni qitë në gjunjë ekonominë, po doni me bë llugë me Serbi – tërhiquni
Lajme

“…ky nime ka lujtë”, Haradinaj me akuzë të rëndë për Kurtin

16/08/2022 - 20:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Avokatët e Speciales për zgjerimin e aktakuzës: Mbrojtja efektive e pamundur, po zvarritet procesi

    Gjykata aprovon këtë kërkesë të avokatëve të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • E rëndë: 23-vjeçari kosovar këput dorën në vendin e tij të punës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ekskluzive: Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në tentativë në Obiliq, Policia ende s’ka arritur ta arrestojë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti merr telefonatën nga i dërguari britanik për Ballkanin dy ditë para takimit me Vuçiq

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është 17-vjeçari që vdiq në aksidentin e rëndë me motoçikletë në Qyshk të Pejës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info