
Një rast i dhunës ka ndodhur para dy ditësh në Graqanicë, ku babai ka sulmuar vajzën e tij në sy të mësueses, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin në polici e ka paraqitur mësuesja e viktimës.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
Graqanicë 23.05.2023-23:00. Me 24.05.2023 një femër kosovare ka raportuar se nxënësen e saj, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht babai i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.











