Banorët e lagjes Bair të Mitrovicës po ndihen të rrezikuar nga ky njehsor elektrik i KEDS-it, i cilët është dëmtuar dhe po qendron i hapur, raporton Veriu.info
Një qytetar e ka dërguar këtë fotografi në redaksinë e Veriu.info, ku shihet njehsori elektrik pothuajse i shkatërruar teknikisht.
Ai shpreh shqetësimin sidomos për rrezikun që paraqet për fëmijët në rrugën “Muhamet Gashi”, ku ndodhet ky njehsor elektrik i dëmtuar i KEDS-it.
Nuk është hera e parë që raportohet se KEDS-i nuk kujdeset mjaftueshëm për sigurinë e njehsorëve të tij./Veriu.info













