Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njeriu i Vetëvendosjes i pari në listë, ia mësyn bordit të RTK-së

23/11/2023 - 09:22
në Kryesore, Lajme
A A
Njeriu i Vetëvendosjes i pari në listë, ia mësyn bordit të RTK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendesoje së shpejti mund të bëhët anëtarë i Bordit të RTK-së pasi doli më i poentuari nga një komision at-hoc i Kuvendit të Kosovës i përbërë nga 10 deputetë, 5 prej të cilëve ishin nga LVV.

Në zgjedhjet e fundit për Kuvend të Kosovës, Mehmet Kalisi humbi garën brenda Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Han të Elezit, për tu futur në listën për deputet përball Mirsad Shkretës vetëm për një votë.

Por, dy vjet më vonë, Kalisi doli më i votuari nga një komision me përbërje nga deputetë të Kuvendit të Kosovës për anëtarë të Bordit të Radio Televizioni të Kosovës (RTK).

Kështu, Mehmet Kalisi së shpejti mund të bëhët anëtarë i Bordit të medias së vetme publike në vend. Ai mblodhi plotë 904 pikë nga 10 anëtarët e komisionit vlerësues, pesë nga ta që vijnë nga partia në të cilën në vitin 2021 Kalisi ishte anëtarë. Reklama

Procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së tani ka kaluar në dorën e deputetëve të Parlamentit, pasi komisioni rekomandoi gjashtë emra për anëtarë të bordit të telezionit publik.

Në një bisedë për Kallxo, Mehmet Kalisi e pranoi se ka qenë anëtarë i partisë e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

“Po, kam qenë kandidatë, për një votë më pak nuk kam fituar. Kam qenë anëtarë (i LVV-së) sepse pa qenë anëtarë nuk mundesh me kandidu për kandidat” – deklaroi Mehmet Kalisi.

Por, kandidati i cili doli më i poentuari nga Komisioni vlerësues në Kuvendin e Kosovës për anëtarë Bordi të RTK-së tha se nuk është favorizuar, anise ishte pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje.

“Jo nuk jam favorizuar sepse janë deputetet edhe të pozitës edhe të opozitës që kanë votuar. Ata po më akuzojnë që jam i afërt me Agim Veliun edhe me të PDK-së, çka me bë tash…” – tha Kalisi. Reklama

“Unë kam qenë anëtarë i Vetëvendosjes edhe kam qenë kandidat për deputet, këto janë fakte të pamohueshme edhe kam qenë votues i Vetëvendosjes më herët kam qenë edhe i partive tjera, këto nuk e dëmtojnë procesin që kam qenë më i mirë. Aktualisht nuk jam në ndonjë parti politike” – ka vlerësuar Mehmet Kalisi.

Me pikë maksimale, nga 100 sosh, Mehmet Kalisi u vlerësua nga deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani  e Besim Muzaqi, ndërsa 100 pikë ia dha edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

Fitim Haziri nga Vetëvendosje gjithashtu i dha shumë pikë Mehmet Kalisit, 99 sosh ndërsa nga 95 pikë Kalisi u vlerësua nga deputetët Isak Shabani i PDK-së dhe  Nijazi Isaku i LVV-së.

Time Kadrijaj pati më së paku pikë për Mehmet Kalisin. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vlerësoi vetëm me 70 pikë ndërsa, Armend Zemaj i LDK-së dhe Tinka Kurti e LVV-së, Kalisin e vlerësuan me nga 85 pikë. Në fund, Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e vlerësoi me 75 pikë. Reklama

Në anën tjetër, se ishte në garë të brendshme brenda partisë për kandidat për deputet e ka pranuar edhe Mirsad Shkreta.

Por, sipas tij, Mehmet Kalisi nuk ka qenë në strukturat e partisë në kohën kur u përballen me garën se kush do të propozohet kandidat nga dega e LVV-së në Han të Elezit.

“Po, Mehmet Kalisi ka qenë në garë me mua si kandidat i mundshëm për deputetet nga Hani i Elezit. Se mbaj mend për sa vota, ka qenë një rezultat i ngusht” – tha Shkreta.

“z. Kalisi po bëhëm i sinqert, kurrë s’ka qenë anëtarë i VV-së, më duket ka qenë i propozuar në atë kohë, i propozuar is kuadër…” – ka thënë Shkreta.

Intervistomi i kanidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së u mbajtë më 1 nëntor 2023 ndërsa si më të vlerësuarit u zgjodhën gjashtë kandidatë. Reklama

Mehmet Kalisi, Ilir Bytyçi, Albinot Maloku, Shukrije Rama, Naile Demiri dhe Dritan Shaipi janë kandidatët më të poentuar nga 13 kandidatët e intervistuar nga Komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e tre anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Në listën e kandidatëve më të poentuar nuk ishin hyrë kryetari dhe nënkryetarja e bordit aktual të RTK-së, Besnik Boletini dhe Arta Berisha. Boletini e Berisha ishin pjesë e bordit të RTK-së qe dy vite në RTK me ç’rast nuk e kishin përzgjedhur asnjë grua në menaxhmentin e lartë, përkundër faktti që 3 nga to u ranguan më së larti kur kandiduan për poste të larta, gjë për të cilën Boletini u pyet gjatë intervistimit për anëtarë të bordit të RTK-së. Të dhënat lidhur me mungesën e grave në menahxmenint e lartë u ezkpozuan në hulumtimin e Kallxo “Radio Televizioni i Burrave”, dhe shkonin kundër praktikës së krijuar ku parlamenti i kishte caktuar 50% gra e 50% burra në bord. Reklama

Në vlerësimin ndaj kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së ka pasur një diskrepancë në poentimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës. Disa kandidatë nga deputetët e pozitës janë poentuar me shumë pikë ndërsa nga ata të opozitës me pak pikë dhe e kundërta.

Emrat e gjashtë kandidatëve më të poentuar do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhja e tre anëtarëve të bordit të RTK-së do të jetë në dorë të deputetëve, raporton KALLXO.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë