
Njësoj si kolegia e saj Donika Gërvalla, edhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka shkruar për Ditën e Çlirimit.
Nagavci, njësoj si Gërvalla ka falënderuar SHBA-të e NATO-n, por në asnjë rresht, nuk ka përmendur UÇK-në.
“Ishte kjo dita e parë e lirisë, për të cilën shumë breza ëndërruan, e u flijuan. Në këtë ditë, kujtojmë edhe dhimbjet e panumërta që solli lufta mes nesh. Kujtojmë ata që nuk janë më, ata që ranë për liri dhe ata që në mënyra të ndryshme e bënë luftën për ta mbrojtur Atdheun. Përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve, NATO-s dhe të gjithë miqve tanë, të cilët përkrahën luftën tonë!”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka bërë thirrje ‘ta bëjmë lirinë përditë e më të bukur për fëmijët tanë’, me punë e përkushtim.













