Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka marrë një sërë vendimesh.
Në mesin e tyre ka marrë vendim për rialokimin e mjeteve për 4 projekte në Vushtrri.
Kështu ka deklaruar në një status publik kryetari i qendrës së Vetëvendosjes në Vushtrri, Sylejman Meholli, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
“Për Komunën e Vushtrrisë, sipas memorandumeve paraprake, për vitin 2024 janë rialokuar mjetet për këto 4 projekte: 1. Projekti i Rrugës nga Ura e Silnicës deri tek Fabrika Llamkos në vlerë prej 52 700 Euro!
2. Projekti i rehabilitimit të Rrugëve Akrashticë-Balinc në vlerë prej 50 000 Euro!
3. Projekti i rehabilitimit të Rrugës “Dëshmorët e Kombit” Vushtrri në vlerë prej 50 000 Euro!
4. Projekti i rehabilitimit të Rrugëve Dumnicë e Ulët – Dumnicë e Eperme në vlerë prej 50 000 Euro!” – shkruan Meholli.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen e mbajtur ka rialokuar 3 milion euro për një varg projektesh nëpër komuna.
Për Komunën e Vushtrrisë, sipas memorandumeve paraprake, për vitin 2024 janë rialokuar mjetet për këto 4 projekte
1. Projekti i Rrugës nga Ura e Silnicës deri tek Fabrika Llamkos në vlerë prej 52 700 Euro!
2. Projekti i rehabilitimit të Rrugëve Akrashticë-Balinc në vlerë prej 50 000 Euro!
3. Projekti i rehabilitimit të Rrugës “Dëshmorët e Kombit” Vushtrri në vlerë prej 50 000 Euro!
4. Projekti i rehabilitimit të Rrugëve Dumnicë e Ulët – Dumnicë e Eperme në vlerë prej 50 000 Euro!
Qeveria Kurti për Republikën, për komunat, për popullin!
Me respekt,
Dr. Sylejman Meholli
Kryetar i LVV Vushtrri













