
Njohësi i çështjeve politke, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me takimin që u mbajt dje në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Burjani tha se nëse nuk ndryshohet çasje, dialogu siç është tani, është dështim i plotë.
Ai tha kryeminsitri Kurti ka hyrë në ‘kurth’ të madh politik ndërkombëtar.
“Ato që i tha Kuti dje në Bruksel kuptohet si bllokim dialogu për të pas një kahje tjetër, pra duke u munduar për të zhbllokuar dialogun.Mendoj po qe se nuk ndryshon qasja, ky dialog është dështim i plotë. Siç e dini SHBA nuk merren me prioritet me ketë dialog, por janë vetem mbështetës të BE-së. Për momentin e ka hup plotësisht perkahjen Kuti, i cili ka ‘hy vet ne kurth’ të madh politik ndërkombëtar e ai nuk mund të dal me prej kutisë së qelqit diplomatik” tha Burjani.
Ai paralajmëroi se sanksionet që i janë vendosur Kosovës mund të mbeten në fuqi deri në fund të mandatit të kryeminsitrit Kurti.
“Sanksionet do te mbeten në fuqi deri në fund të mandatit te tij, Kosova ka hy thell në krizë me ketë dialog sa që as zgjedhjet e as nje kyreministër tjetër e ka të veshtirë ta nxjerr”
Ai tha se Kurti ka dy rrugë për të dalë nga kjo situatë e krijuar dhe për t’iu hequr sanskionet Kosovës.
“Kurti ka dy rrugë: Të pajtohet me kerkesat dhe ti zbatoj ose të mbetet me sanksione” tha Burjani.
Takimi i mbajtur dje në Bruksel përfundoi pa asnjë rezultat.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borrell, ka fajësuar Kurtin për mungesën e kompromisit pasi që, sipas tij, është refuzuar propozimi që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.
Sipas Borrellit, Kurti ka kërkuar së pari njohje “de facto” nga Serbia, ndërsa Vuçiqi themelimin e Asociacionit.
“Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. Të dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër. Jam munduar me Kurtin e Vuçiqin të gjej rrugën para, duke u bazuar në propozimin tonë. Për fat të keq, pas takimit të gjatë Kurti nuk ishte i gatshëm që të ecet para, të fillojë një proces kredibil për themelimin e Asociacionit. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, ka thënë Borrell pas takimit.












