Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njohja e Kosovës nga Ukraina, temë diskutimi në Kiev

10/08/2023 - 08:08
në Lajme
A A
Njohja e Kosovës nga Ukraina, temë diskutimi në Kiev
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lajme pozitive se Ukraina mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, kanë ardhur ditëve të fundit nga Kievi.

Kreu i Komisionit për politikë të jashtme të Ukrainës ,Oleksandr Merezhko, tha për RTK-në se vendimi final i takon presidentit Volodymyr Zelensky.

“Para se të marrim një vendim të tillë duhet të peshojmë pluset dhe minuset për t’i marrë në konsideratë dhe pasojat politike. Por, vendimi përfundimtar i takon vetëm presidentit, jo parlamentit. Ne deputetët nuk vendosim për këtë çështje, megjithatë, ne përfaqësojmë popullin, ne kemi zërin e popullit të Ukrainës, dhe njerëzit në Ukrainë e shohin shumë qartë se Kosova është në anën e Ukrainës dhe për Serbinë ju e dini se Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë. Në Serbi shohim simpati ndaj Rusisë. Në Serbi, për fat të keq, shohim një zhvillim të marrëdhënieve me Rusinë, i cili është shqetësues për ne, dhe sigurisht që ka ndikim tek votuesit tanë”, ka deklaruar deputeti Merezhko.

Se a do të ndodhë njohja nga Ukraina pas përfundimit të luftës atje, Merezhko derisa thotë se është vështirë të pretendohet qysh tani, megjithatë shprehet optimist se kjo mund të ndodhë.

“Shumë çështje që duken problematike ose të diskutueshme në Ukrainë, priren të shtyhen deri në fund të luftës. Tani ne jemi të shqetësuar për mbijetesën tonë, po luftojmë kundër një armiku shumë të fuqishëm dhe për këtë arsye, ne priremi të shtyjmë disa çështje të vështira dhe të ndërlikuara, por në të njëjtën kohë e shohim, përsëri po flas nga një këndvështrim politik këtu, ne mund të shohim se aleatët tanë që na ndihmuan për të mbijetuar, ata e mbështesin Kosovën, ata tashmë e kanë njohur Kosovën dhe është një nga argumentet në favor të njohjes. Por, një çështje tjetër, shumë do të varet nga politika e Bashkimit Evropian. Ukraina është një kandidate për t’u anëtarësuar në BE, po ashtu, ne duhet të koordinojmë politikën e jashtme me BE-në. Shumë do të varet nga qëndrimi i BE-së në lidhje me Kosovën”, deklaroi ai.

Për njohjen e pavarësisë së Kosovës po punojnë edhe gazetarët ukrainas në Kosovë.

Gazetarja Lyudmila Makey, tha se populli dhe politikanët në Ukrainë janë të interesuar të mësojnë më shumë për Kosovën pasi që sipas saj Serbia kishte bërë shumë propagandë.

“Para se të vinim në Kosovë kemi pasur një vakuum, kemi pasur shumë pak informata, ka qenë e mbuluar e gjitha me filtrim të Serbisë. Qytetarët ukrainas kanë shumë interes për Kosovën dhe kur postojë materiale për Kosovën kam parë se ka shumë interesim që Ukraina ta njohë Kosovën. Materialet tona lexohen edhe nga politikanët në Ukrainë, të cilët kanë shumë interesim për këtë shtet dhe në njëfarë forme ne ua hapim sytë për çka ndodhë dhe çka është Kosova. Para një jave kemi pasur bashkëbisedim me një profesor shumë të njohur nga Kievi, që i ka vlerësuar materialet tona nga Kosova dhe këto materiale u shpërndanë në media shumë të njohura atje. Ai është i bindur që Ukraina do ta njohë Kosovën, menjëherë pas luftës”, tha Makey, gazetare nga Ukraina, në Kosovë.

dërkaq, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeveritar tha se Ukraina është përfshirë në letrën që mbi 50 deputetë ia dërguan kryediplomatëve të BE-së, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar qasje më të ekuilibruar dhe më proporcionale të bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën dhe Serbinë”.

Edhe ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, një ditë më parë tha se gjithnjë e më shumë në Ukrianë po rriten zërat për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se disa deputetë të Parlamentit të Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.

Ai po ashtu e pranoi se kjo nuk është befasi pasi që lidershipi i Kosovës “ka marrë qëndrim të qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, posaçërisht duke e sanksionuar agresorin”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë