Raperi i njohur shqiptar, Noizy, të premten është liruar nga paraburgimi, pasi kishte dorëzuar 50 mijë euro, si siguri për gjykatën.
Menjëherë pas lirimit, artisti nisi me koncertet e tij muzikore.
Madje një fort të madh e ka paralajmëruar për datën 21 gusht. Postimin e ka bërë në profilin e tij në Instagram.
“Data 21/GUSHT do të jetë shumë speciale. Aparenca unike dhe perfomancë me shumë supriza. Për energji mos të flasim se këtë pjesën e dini vetë”, ka shkruar Noizy.
“Plani politikës ishte të më ndalnin suksesin dhe punën që unë di të bëj më së miri ‘Muzikën&Koncertet’, mirëpo Zoti kishte plane të tjera për mua”, u shpreh ai.
Themeluesi i OTR shtoi: “Dhe ja ku jemi këtu duke ju vërtetuar se asgjë nuk mund të na ndalë kur jemi në të drejtën tonë dhe në rrugë të Zotit”.













