Pas konferencës për shtyp të deputetit të VV-së, Haki Abazi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook edhe zyrtari i PSD-së, Nol Nushi.Ai tha se, sot mbaroi lidhja e interesit mes hakiut e VV duke shtuar se ata nuk janë më bashkë.
“Haki Abazi ka aderuar ne VV ne gusht te vitit 2019. Por 1 vit para se te aderonte thoshte qe “Vetevendosja e ka vra Astritin.
Askush nga VV, madje as familja Dehari e avokati Tome Gashi, nuk i tha Abazit te shkonte ne prokurori e te deshmonte per keto deklarata kaq te forta. Madje e bene deputet e edhe zv.Kryeminister dhe i dhane shume pushtet”, shkroi Nushi.Ai më tutje shtoi se sot, Hakiu dhe VV nuk jane me bashke.
“Kjo lidhje e interesit mbaroi. Dhe sot i madh e i vogel ne VV e ftojne Hakiun te deshmoje ne prokurori. Kjo kallxon se sa shfrytezues jane kjo parti. E poashtu tregon se sa seriozisht e kane Rastin Dehari”.
Ndër tjera ai shprehet se askush nga VV, madje as familja e Deharit nuk i ka thënë Abazit të shkonte e të dëshmontë në prokurori, përfundon ai.













