“Ne mund të kemi vetëm normalizim apo konfrontim, dhe ne duam patjetër të fokusohemi plotësisht te normalizimi. Kjo është arsyeja pse ne duam të shmangim çdo përshkallëzim apo çdo konfrontim”.
Kjo ishte deklarata që bëri dy ditë më parë në Prishtinë, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke komntuar deklaratën e bërë nga Lajçak tha se natyrshëm normalizimi i Veriut shkon drejt normalizimit me Serbinë.
“Natyrshëm normalizimi i Veriut shkon drejt normalizimit edhe me Serbinë. Nuk mund të ketë proces normalizimi me Serbinë si shtet fqinj pa normalizu 17.3% të territorit të Kosovës. Eshtë proces i pandalshëm, çdo vonesë shkakton jonormalitet dhe ky jonormalitet shkakton kriza të reja” tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për “Gazeta Blic”












