Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Normat e interesit në kredi në Kosovë pritet të rriten sërish

29/04/2023 - 16:24
në Ekonomi, Lajme
A A
Normat e interesit në kredi në Kosovë pritet të rriten sërish
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Norma mesatare e interesit në kredi në bankat komerciale të Kosovës është 6.5 për qind, por ajo mund të rritet dhe, për më tepër, mund të reflektohet edhe në kreditë aktive.

Kjo, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi më 28 prill nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që të vazhdojë t’i rrisë normat e interesit deri në mes të vitit 2024, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, rritja eventuale nga BQE-ja do të reflektohet domosdo edhe në sistemin bankar të Kosovës, pasi shumica e institucioneve financiare në vend funksionojnë me kapital të huaj dhe kanë kontrata të lidhura me bankat evropiane.

Kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë se normat e interesit në kredi do të jenë të parat që do të ndikohen.

“Mund t’i prekë vetëm kreditë që janë me norma variabile [të ndryshme] të interesit dhe kreditë e reja, ndërsa te kreditë me norma fikse nuk ndryshojnë kushtet”, thotë ai.

Se sa mund të rriten normat e interesit në kredi, Balija nuk jep ndonjë përgjigje.

Inflacioni është rritur gjetiu në botë – fillimisht për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, e pastaj për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Për ta kontrolluar inflacionin, Banka Qendrore Evropiane ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit, duke i çuar ato nga zero sa kanë qenë në mesin e vitit 2022, në 3.5 për qind në mars të këtij viti.

Për pasojë, normat e interesit janë rritur edhe në Kosovë. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ato janë rritur nga 5.8 për qind sa kanë qenë në shkurt të vitit të kaluar, në 6.5 për qind në periudhën e njëjtë të këtij viti.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se rritja eventuale e normave të interesit nga BQE-ja, do t’i rrisë automatikisht normat e interesit të kredive të reja në Kosovë, por, shton ai, ajo mund t’i prekë edhe kreditë aktive.

Sipas tij, qytetarët apo bizneset që kanë aktualisht kredi, duhet të shikojnë në kontrata nëse ato i kanë me normë fikse apo me normë variabile – që është e ndërlidhur me lëvizjet e Euriborit.

Euribori është normë mesatare e interesit, në bazë të së cilës bankat evropiane marrin fonde hua nga njëra-tjetra. Kur BQE-ja rrit normën e interesit në kredi, rritet edhe Euribori.

“Sipas ligjeve në fuqi, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e Bashkimit Evropian, nëse në kontratën e huazimit është paraparë norma mesatare e Euriborit, çdo tre muaj duhet të bëhet rivlerësimi… dhe në këtë rast, edhe kredi-marrësit duhet ta paguajnë kredinë e mbetur me normë më të lartë të interesit [nëse ajo rritet]”, thotë Bektashi.

Euribori është rritur me shpejtësi muajve të kaluar, duke arritur në 3.8 për qind më 27 prill, nga 0.4% sa ka qenë në muajin mars të vitit të kaluar.

Në Kosovë operojnë 12 banka komerciale – nëntë prej të cilave janë në pronësi të huaj.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Bankën Qendrore të Kosovës dhe disa banka komerciale se cilat kategori të kredive do të mund të preken nga rritja eventuale e normës së interesit nga BQE-ja. Asnjë prej tyre, përfshirë Bankën ProCredit, Bankën Raiffeisen, Bankën TEB, Bankën Kombëtare Tregtare, nuk janë përgjigjur.

Megjithatë, REL-i ka parë një kontratë, në bazë të së cilës kredi-marrësi është pajtuar që pas një periudhe të specifikuar kohore, t’i rinovohet norma e interesit, duke marrë për bazë indeksin e Euriborit.

Në këtë kontratë thuhet se “për çdo ndryshim të normës së interesit, banka obligohet që ta ftojë kredi-marrësin që ta nënshkruajë planin e ri të pagesës. Nëse pas ftesës kredi-marrësi nuk paraqitet, konsiderohet se klienti është njoftuar me planin e ri të pagesës”.

Vlera e kredive në 12 bankat komerciale të Kosovës ka arritur në 4.3 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 15.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk mund të ndërhyjë te to.

Përveç bankave komerciale, në Kosovë funksionojnë edhe 30 institucione mikrofinanciare, të cilat po ashtu ofrojnë kredi për qytetarët. Ndonëse me më pak kritere, normat e tyre të interesit janë më të larta – afro 20%.

JU REKOMANDOJMË

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo procedurë të re për presidentin: Çfarë pritet nga Kushtetuesja për dekretin e Osmanit?

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo procedurë të re për presidentin: Çfarë pritet nga Kushtetuesja për dekretin e Osmanit?
24/03/2026 - 21:36

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit duket se është drejt fundit. Deputetët nga partitë kryesore parlamentare kanë shprehur pritshmëritë e...

Më shumëDetails

Bajrami: Nëse vendi shkon në zgjedhje, fajin qartazi e ka Lëvizja Vetëvendosje

Bajrami: 26 milionë euro për blerje votash – Prokuroria të veprojë ndaj uzurpatorëve të pushtetit
24/03/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse vendi shkon në zgjedhje faji është i Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë...

Më shumëDetails

Katër shqiptarë arrestohen në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”

Katër shqiptarë arrestohen në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”
24/03/2026 - 21:13

Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqiprisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë. Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S....

Më shumëDetails

Aeroporti i Vlorës dhe fondet ruse – Raporti i SHBA-së: Pacolli tentoi t’i kalojë aksione fondit me lidhje ruse

Pacolli: Evropa të jetë më konkrete, miqësore dhe korrekte ndaj Kosovës
24/03/2026 - 21:02

Një raport financiar zyrtar në ShBA tregon se biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli tentoi t’i kalonte aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës një fondi investues, “Compartment Bernina”, i cili...

Më shumëDetails

Juniku pastrohet nga mbetjet e luftës, Shehu: Një hap i madh drejt sigurisë dhe së ardhmes

Juniku pastrohet nga mbetjet e luftës, Shehu: Një hap i madh drejt sigurisë dhe së ardhmes
24/03/2026 - 20:48

Komuna e Junikut ka shënuar një momente të rëndësishëm në historinë e saj të pasluftës, duke përmbyllur me sukses procesin e pastrimit të plotë të zonave të prekura...

Më shumëDetails

Irani kërkon tarifë tranziti prej 2 milionë dollarësh nga anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani kërkon tarifë tranziti prej 2 milionë dollarësh nga anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit
24/03/2026 - 20:45

Irani ka filluar të ngarkojë tarifa joformale tranziti për disa anije tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas njerëzve të njohur me çështjen, të cituar nga “Bloomberg”....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë