Ambasadori amerikan Jeff Hovenier doli në konferencë së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, për të folur për nënshkrimin e marrëveshjes me USAID. Hovenier duket se “nuk e kishte në plan” të fliste për marrëdhëniet me qeverinë.
Po, megjithatë ambasadori theksoi se ekzistojnë mospajtimet me qeverinë.
Pas kësaj, duke ecur drejt dyerve për të dalur nga salla, mikrofoni kishte mbetur hapur. Hovenier i drejtohet Presidentës me fjalët “Nuk doja ta bëja këtë, por…”, ndërkohë dëgjohet një ofshamë e Presidentes Osmani, e cila porsa e vëren se mikrofoni është i hapur, e mbyll atë.











