Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK’në”- akuzat e Doarsa Kicës, deklarohet Çitaku

01/04/2025 - 22:49
në Lajme
A A
“Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK’në”- akuzat e Doarsa Kicës, deklarohet Çitaku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja nuk ka sulmuar asnjëherë LDK-në dhe asnjë subjekt tjetër opozitar.

Çitaku theksoi se kjo qasje është pjesë e angazhimit të PDK-së për një politikë konstruktive dhe respektuese ndaj të gjitha subjekteve politike në vend.

”Vërtetë nuk e kemi sulmuar asnjëherë jo vetëm LDK-në por asnjë subjekt tjetër opozitar”, tha Çitaku.

Çitaku ka theksuar rëndësinë e kompromisit në politikë, duke pohuar se PDK-ja ka qenë e gatshme të ofrojë ndihmë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutje ajo ka shtuar se nuk ka pasur bashkëpunim efektiv në këtë drejtim.

”Kompromisi në politikë është i domosdoshëm. Në politikw duhet të bësh kompromis edhe kur ke të drejtë 100%. Ne kemi qenë shumë të butë, jemi munduar shumë që ta shtrijmë dorën e bashkëpunimit. Unë kam ofruar ndihmë për ministren e jashtme që të shkoj t’i ndihmojë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës”, tha Çitaku, teksa ka shtuar se lidhur me këtë çështje ishte ”përgjigje negative”.

Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka realizuar disa takime formale me partitë e tjera të bllokut opozitar, përfshirë takime në nivel kryetarësh dhe në nivele të tjera.

Megjithatë, ajo theksoi se partitë opozitare janë të ndara dhe ruajnë subjektivitetin e tyre, duke pasur dallime në tempo dhe dinamikë, pavarësisht objektivave strategjikë të përbashkët.

Çitaku theksoi se bisedimet janë në fazat e hershme dhe nuk mund të flitet për ndonjë bashkëpunim të konsoliduar ende.

”Ka pasur takime formale, mes PDK-së dhe partive tjera të bllokut opozitar. Nuk ka qenë një takim, por disa takime edhe në nivel të kryetarëve të partive, por edhe në nivele të tjera. Partitë opozitare janë të ndara dhe kanë subjektivitetin e tyre, ndonëse ne mund te kemi objektivin e njëjte strategjik, po mund të dallojmë edhe në tempo dhe dinamikë. PDK ka pasur takime janë në fazë të hershme të bisedimeve dhe nuk mund të thuhet se ka ndonjë bashkëpunim”, tha Çitaku, për RTV21.

Ajo është shprehur qartë se PDK-ja dhe VV-ja janë shumë të largëta nga një mundësi bashkëqeverisjeje, duke theksuar dallimet e thella mes dy partive.

Ajo theksoi se PDK-ja nuk hyn në qeveri për të marrë pozita, por për të udhëhequr projekte zhvillimore, dhe se është e pamundur për ta arritur një dakordim për një program të përbashkët zhvillimor.

Sipas Çitakut, nëse VV-ja nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë mundësia do të kalojë te PDK-ja.

”Jemi shumë të largët, në vazhdimisht kemi qenë të kujdesshëm nuk duam t’i fyejmë qytetarët që e kanë votuar VV, por kemi dallime shumë të thella dhe nuk e shohim asnjë mundësi të qeverisim së bashku. Nuk qeveriste për të marrë një pozitë. Qeveriset për të udhëhequr një projekt një platformë ne nuk hyjmë në qeveri as për ta bërë dikë kryeministër e as ministër, në qeverisje hyhet nëse beson në një projekt të përbashkët zhvillimor dhe është e pa mundur që PDK të dakordohet me VV për një program zhvillimor, por le të vazhdojnë ata. I kanë mundësitë e tjera nëse nuk e bëjnë qeverinë për çka ne jemi të sigurt se në rrethanat që jemi nuk munden, dhe le të vijë radha te ne”, tha Çitaku.

Ajo ka thënë se PDK-ja nuk ka pasur asnjë diskutim me VV-në.

Ajo ka theksuar gjithashtu se ka një hendek të thellë dhe shumëvjeçar mes VV-së dhe PDK-së, i cili është krijuar gjatë viteve të kaluara. Çitaku e ka cilësuar këtë periudhë si një përpjekje të njëanshme për të përmbyllur ciklin e vrazhdë të politikës ndërmjet dy partive.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë