Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Ramadan Beshiri, është shprehur mirënjohës për interesimin e madh rreth kandidaturës së tij për kryetar të Qendrës së VV-së në Mitrovicë.
Beshiri përmes një postimi në Facebook tha se shumë shpejt do të dal me vendim përfundimtat.
Ndryshe, LVV me në krye koordinatorin Armend Muja sot ka publikuar emrat e anëtarëve të Grupit Punues për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në Mitrovicë, por aty nuk ishte i përfshirë emri i Ramadan Beshirit, ani pse ky i fundit ishte ndër pëkrahësit më të mëdhenj të Armend Mujës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, aktivistë e anëtar/e të LVV-së!
Ju jam mirënjohës për interesimin e madhe rreth kandidatures sime. Shumë shpejt do të dal me vendim përfundimtar!












