Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nuk e siguroi dot dëshmitarin, ZPS’ja kërkon pranimin e deklaratës se tij me shkrim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

28/03/2025 - 14:14
në Lajme
A A
Nuk e siguroi dot dëshmitarin, ZPS’ja kërkon pranimin e deklaratës se tij me shkrim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka kërkuar pranimin në prova materiale në formë të shkruar të dëshmisë së dëshmitarit W04260 pasi që nuk ka mundur ta sigurojë prezencën e tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas një parashtrimi të datës 26 mars 2025, thuhet se ZPS-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta siguruar paraqitjen e dëshmitarit edhe pse janë bërë kërkesa të shumta, janë vizituar vendet që u bë e ditur që dëshmitari i frekuenton, ka tentuar ta kontaktoj dëshmitarin në numrat e telefonit që ka poseduar, por përpjekja e prokurorisë ishte e pasuksesshme.

ZPS-ja pretendon se dëshmia e këtij dëshmitari është e pranueshme në përputhje me rregullin 155 (2) dhe sipas tyre janë plotësuar të gjitha kriteret siç është dështimi që ky dëshmitar të paraqitet në proces i cili sipas ZPS-së është ndikuar nga ndërhyrje të paautorizuara.

Sipas, ZPS-së dëshmia e këtij dëshmitari nuk mund të merret ndryshe dhe se pranimi i saj është në interes të drejtësisë.

“Gjatë kontakteve me ZPS në vitin 2024, W04260 ka përsëritur se informacioni në deklaratën e tij të ZPS-së është i saktë dhe i vërtetë dhe se ai ishte i gatshëm ta konfirmonte atë”, thuhet në parashtrim.

ZPS-ja thotë se kjo dëshmi nuk është prove për veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve dhe nuk është mbështetëse për ndonjë dënim, por është e rëndësishme për shkak se mbështetet edhe nga dëshmi të tjera që lidhen me një vend ndalimi.

Në prova materiale, ZPS-ja kërkon pranimin e një pjesë të dëshmisë së dëshmitarit W04738.

“W04738 përshkroi se si [REDAKTUAR] kaloi kanalet normale të komandës së UÇK-së. W04738 gjithashtu ofroi informacion për vizitat e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm në [REDAKTUAR]. W04738 tregoi se njësia e policisë ushtarake në [REDAKTUAR] ndalonte shqiptarët dhe vriste të dyshuarit ose spiunët, dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin të vetëdijshëm për këtë. W04738 gjithashtu diskutoi ndalimin në [REDAKTUAR] pas [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR]”, thuhet në parashtrim.

Për të njëjtin dëshmitar, ZPS-ja thotë se e përshkroi ristrukturimin e UÇK-së në tetor të 1998-ës me ardhjen e oficereve ushtarak dhe tregoi për rolin, detyrat dhe linjat e raportimit për diçka që tashmë është e redaktuar për publikun.

Veç kësaj, dëshmitari W04738 kishte treguar edhe për strukturën e policisë ushtarake në një vend i cili është i redaktuar në parashtrim.

Dëshmitari në fjalë, kishte treguar se si ushtarët e UÇK-së kanë kryer krime kundër civileve dhe që komandantet i inkurajuan këto akte ose nuk i ndaluan këto krime ndaj pakicave dhe personave që janë perceptuar i bashkëpunëtor të armikut.

Veç kësaj, i njëjti dëshmitar ka dëshmuar se kur është formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Rexhep Selimi ishte bërë ministër i rendit publik.

Sipas ZPS-së dëshmia e këtij personi është relevante për akuzat në aktakuzë por që sipas tyre kjo dëshmi nuk është vendimtare për t’u mbështetur ndonjë dënim.

Sipas ZPS-së, dëshmia e këtij dëshmitari rreth veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarve, nuk e pengon pranimin e saj në prova materiale sipas Rregullës 155. Sipas tyre, mbrojtja tashmë e ka pasur mundësinë që të marrë në pyetje dëshmitarë të tjerë lidhur me të njëjtat tema që lidhen me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve.

ZPS-ja thotë se dëshmia e këtij dëshmitari lidhur me vizitën e Thaçit në një vend i cili është i redaktuar në transkript mbështete edhe nga dëshmitarë të tjerë. E po ashtu, një dëshmitarë tjetër e mbështetë dëshminë e W04738 për politikën që ka ndjekur UÇK-ja për ndjekjen e personave të dyshuar si bashkëpunëtor të armikut.

“Dëshmia e W04738 rreth Shtabit të Përgjithshëm që di për ndalimet në [REDAKTUAR] përputhet me dëshmitë e [REDAKTUAR]. Dëshmia e W04738 për emërimin e [REDAKTUAR] mbështetet nga dëshmitë e, ndër të tjera, [REDAKTUAR]. Përshkrimi i W04738 i rolit të Rexhep SELIMI-t si ministër për rendin publik mbështetet, ndër të tjera, nga [REDAKTUAR] dhe dëshmia e vetë Rexhep SELIMI-t. [REDAKTUAR]”, thuhet në parashtrim.

Në prova materiale, ZPS-ja ka kërkuar edhe pranimin e dëshmisë së një dëshmitari tjetër.

ZPS-ja thotë se dëshmia e propozuar e dëshmitarit W04754 duhet të pranohet sipas Rregullit 153. Për këtë dëshmitar, ZPS thotë se ka refuzuar të dëshmojë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ata thonë se nuk kanë arritur të sigurojnë ndonjë dokumentacion të mjaftueshëm mjekësor për të mbështetur pamundësinë e tij për të marrë pjesë si dëshmitar në këtë proces. Andaj, sipas ZPS-së, dëshmia e W04754 është e përshtatshme që të pranohet me shkrim në vend të asaj në sallën e gjyqit.

Për dëshminë e propozuar të dëshmitarit të tretë, ZPS-ja thotë nga një periudhë kohore që është e redaktuar, u përfshi në mbështetjen e UÇK-së së bashku me oficerë të tjerë që ishin jashtë vendit. E si rrjedhojë, sipas ZPS-së ky dëshmitar iu bashkua edhe UÇK-së.

“W04754 jep dëshmi mbi strukturën e komandës së UÇK-së (përfshirë [REDAKTUAR]), selinë e saj (përfshirë [REDAKTUAR]), dhe brigadat, batalionet dhe bazat e ndryshme të UCK-së-së. Rreth fundit të majit 1999, Fatmir LIMAJ zëvendësoi Bislim ZYRAPI-n si komandant i Operacionit Shigjeta. [REDAKTUAR]”, thuhet në parashtrim.

Veç kësaj, ZPS thotë se ky dëshmitar ofron dëshmi lidhur me strukturën dhe përbërjen e kësaj njësie si dhe përshkruan bashkimin e njësive të operacionit Shigjeta me njësitë e UÇK-së të bazuara në Kosovë.

Si rrjedhojë, ZPS-ja thotë se dëshmia e këtij dëshmitari është relevante si dhe mbështetet nga dëshmi të dëshmitarëve të tjerë.

“Paneli duhet të: (i) autorizojë ZPS-në të shtojë deklaratën e [REDAKTUAR] (082849-082881-ET) në Listën e provave; (ii) të riklasifikojë dosjen F03034 dhe aneksin e saj (F03034/A01) si strikt konfidenciale; dhe (iii) të pranojë Dëshminë e Propozuar të W04260 dhe W04738 sipas Rregullit 155 dhe të W04754 sipas Rregullit 153”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë