Gruda tha se Deharit nuk i takon të presë një marrëveshje politike për të vendosur për vazhdimin e seancës, duke theksuar se duhet të respektohen procedurat dhe Rregullorja e Kuvendit.
“Nuk i takon zotit Dehari që të presë marrëveshje politike për të komentuar marrëveshje politike. Ai duhet ta respektojë Rregulloren, siç e kemi përmendur në letër. Zotit Deharit nuk i vjen marre që e shkel, por thotë se s’ka pasoja. Është duke bërë një gjest që nuk i falet”, tha Gruda në emisionin “Click” në RTV21.










