Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nuk ka stabilitet afatgjatë pa demokraci

08/05/2024 - 21:06
në Opinione
A A
Nuk ka stabilitet afatgjatë pa demokraci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Donik Sallova

(Cila është logjika politike që arsyeton privimin e Kosovës në rrugën e saj për forcimin e demokracisë duke ia penguar të drejtën për anëtarësim në Këshillin e Europës?)

– Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, vullnet i popullt të vet dhe i sakrificës së brezave të tërë. Kur e kemi shpallur pavarësinë nga Serbia, kemi vendosur t’i ndajmë rrugët një herë e përgjithmonë me këtë shtet që na mbajti gati 100 vite nën pushtim e shtypje. Me Serbinë u diferencuam edhe duke vendosur të ndërtojmë një shtet krejt të ndryshëm nga shteti i cili u shkëputëm. Për dallim prej Serbisë që na shtypi, na diskriminoi e na trajtoi si qytetarë të dorës së dytë, Kosovën e ndërtuam si një shtet multietnik, të lirë, demokratik e të barabartë për të gjithë shtetasit e vet. Për Kosovën luftuan shqiptarët, por shtetin e ndërtuam për të gjithë. Pranuam Pakon e Atisaarit e cila gravoi në strukturën institucionale të shtetit të Kosovës çdo mundësi, çdo instrument dhe çdo garanci veçanërisht për serbët e Kosovës. Serbët i bëmë hisedarë të shtetit të Kosovës, por nuk duhet harruar që pavarësinë e deklaruam nga Serbia.

– Kushdo që kërkon që Serbia të krijojë instrumente institucionale përmes të cilëve të mbajë nën kontroll politik serbët e Kosovës dhe territoret ku ata banojnë, kjo do të nënkuptonte prekje të pavarësisë së Kosovës. Kushdo që kërkon që rruga e Kosovës drejt objektivave të saj integruese në instancat ndërkombëtare duhet të lidhet me aspiratën e Serbisë për të minuar sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës, do të thotë të prekësh pavarësinë e Kosovës.

– Është e drejtë të kërkohet ndërtimi i raporteve të mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, por nuk është Kosova që ka refuzuar ndërtimin e fqinjësisë se mirë me Serbinë. Është Serbia që nuk pranon parimin themelor të çdo raporti, që është “njohja faktike” e palës me të cilën do ndërtohen e normalizohen raportet.

– Marrëveshja e Brukselit, thelbi i së cilës është njohja de facto e shtetësisë së Kosovës, refuzohet të pranohet dhe zbatohet nga Serbia. Këtë qëndrim refuzues e mosnjohes ndaj pavarësisë së Kosovës Serbia mund ta mbajë përjetësisht. A do të thotë kjo që e drejta sovrane e Kosovës për të qenë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare do të privohet nga ky qëndrim hegjemonist i Serbisë? Atëherë pse e shpalli Kosova pavarësinë nëse e drejta e saj për t’u integruar në organizatat ndërkombëtare do të varet nëse Serbia pajtohet ose jo për këtë?

– Pranimi i këtij kushti do të ishte një qëndrim i ri prapakthyes i vetë atyre shteteve mike që na kanë njohur. Ata na kanë njohur si shtet sovran apo jo? Pranimi i këtij kushti që Serbia të determinojë të drejtën e Kosovës për t’ju bashkuar bashkësisë së shteteve sovrane, do ta prekte pavarësinë e Kosovës.

– Negociatori eminent i OKB-së, Marti Ahtisaari, kur rekomandoi pavarësinë e Kosovës si zgjidhje për statusin politik, këtë e bëri duke arsyetuar se “gjendja s’mund të kthehet para vitit 1999”. A mos negociatorët e rinj në pikëpamjen e tyre po besojnë se në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “gjendja mund të kthehet para vitit 2008”, pra e drejta e Kosovës për të realizuar aspiratat e veta sovrane për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare mund të kushtëzohet nga realizimi i aspiratave të Serbisë brenda Kosovës?! Kjo do ta prekte pavarësinë e Kosovës.

– Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës me realizimin e kërkesës së Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në një kontekst kur Serbia ka refuzuar zbatimin e thelbit të Marrëveshjes së Brukselit që është njohja faktike e realitetit të pavarësisë së Kosovës si kriter përkufizues i dy subjekteve të ndara që duhet t’i normalizojnë raportet si fqinj dhe si aspirantë drejt BE, do të thotë inkurajim për Serbinë që të vazhdojë mosnjohjen.

– Pse ta njohë Serbia Kosovën kur paska mundësi ta pengojë avancimin e sovranizimit të saj ndërkombëtar? Shkurpamësit do të thonë po duhet ta themeloni Asociacioni që t’ju mundësohet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare? Por, çfarë do t’i duhej Kosovës sovranizimi i jashtëm nëse e humbë sovranitetin e brendshëm? A nuk është Bosnja anëtare e OKB-së, me Republikën Srpska krejtësisht nën kontroll të Serbisë dhe Rusisë?

– Nuk ka asnjë argument që mund të kundërshtojë faktin që pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar Ballkanin, sikurse është argument i pacënueshëm fakti se nuk ka stabilitet afatgjatë pa demokraci. Është dëshmuar se stabilitetet artificiale dhe të mbështetura vetëm në forcë bien sapo rrethanat e tilla të ndryshojnë. Europa u bashkua dhe u bë kjo që është sot sepse triumfoi demokracia.

– Cila është logjika politike që arsyeton privimin e Kosovës në rrugën e saj për forcimin e demokracisë duke ia penguar të drejtën për anëtarësim në Këshillin e Europës? Çfarë stabiliteti po kërkon të ndërtojë Perëndimi në rajonin tonë? Stabilitet të mbështetur në demokraci, apo stabilitet të mbështetur në fuqinë e arsenalit e armëve ruse e kineze të Serbisë…

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë