Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk ka vend në LDK, për faj të saj partia ra në 12%”, nga Presidenca i reagojnë Hykmete Bajramit

03/11/2025 - 17:57
në Lajme
A A
“Nuk ka vend në LDK, për faj të saj partia ra në 12%”, nga Presidenca i reagojnë Hykmete Bajramit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami mbrëmë deklaroi se në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka vend për Vjosa Osmanin më. Madje ajo tha se për faj të Osmanit, LDK-ja kishte rënë në 12%, shkruan Reporteri.net.

E ndaj kësaj deklarata kanë reaguar nga Presidenca e Kosovës.

Këshilltarja e Presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk i duket normale që një deputete e Kuvendit të Kosovës, si dhe profesoreshë universitare të mos i duket problem lista serbe, e ndërsa ta sulmojë Presidenten “pa asnjë motiv racional”.

Në postimin  e saj në Facebook, Kadaj-Bujupi thotë se po ju shkoi mendja për betejë me Presidenten, të mos ankohen për rezultatet më pas, pasi edhe 12 % do ju duket i mirë.

“Nuk ka asnjë kuptim e rezon shtetëror që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesoreshë universitare e madje nënkryetare e një partie tradicionale në politikën tonë, të mos ketë asnjë problem me subjektin më agresiv kundër shtetësisë sonë – Listën Serbe – por të zgjedhin të sulmojnë publikisht në një emision televiziv Presidenten e Republikës, pa asnjë motiv racional. Ato sulme po vazhdojnë edhe sot me gjuhë ofenduese e përplot shpifje e tentim denigrim.

“Çfarë dëmi i ka bërë Kosovës Presidentja? Asnjë. Përkundrazi, ajo punon çdo ditë pa u ndalur për ta forcuar shtetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.”

“Cila është porosia që deputetja në fjalë ka dashur t’u përcjellë qytetarëve me këtë qëndrim? Mbetet të besohet se nuk i ka llogaritur mirë fjalët dhe emocionet, sepse vështirë të besohet që dikush të mos ketë problem me Listën Serbe, por të ketë problem me Presidenten e vendit të vet. Vetëm urrejtja patologjike mund të verbojë dikë kaq shumë sa që me dhjetëra herë t’i referohet Kreut të Shtetit vetëm me ‘Vjosa Osmani’ e jo si Presidente, logjikë kjo që e shohim vetëm në mediat e Serbisë.

“Presidentja Osmani nuk është person privat, por Presidente e Republikës së Kosovës që para se të zgjedhet nga Kuvendi mori bekimin e mbi 300 mijë votave të popullit të Kosovës. Këtë besim e mori sepse mbrojti të vërtetën dhe dinjitetin shtetëror. Juve mund edhe t’ju shkoje mendja ndonjëherë të filloni beteja me Presidenten, por pastaj mos u ankoni për rezultatet zgjedhore, se edhe 12 përqindëshi do ju duket i mirë”, shkruan Kadaj-Bujupi në Facebook.

/Reporteri.net/

JU REKOMANDOJMË

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush
14/07/2026 - 15:54

Nën kujdesin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, Franca ka pritur dje dhe sot liderë evropianë, Sekretarin e NATO-s krerë shtetesh të rajonit. Gjatë ditës së hënë është...

Më shumëDetails

“Posti i presidentes dhe një takim të ri me Kurtin“, Osmani deklarohet shkurt para mediave!

“Posti i presidentes dhe një takim të ri me Kurtin“, Osmani deklarohet shkurt para mediave!
14/07/2026 - 15:29

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka refuzuar të japë detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Osmani...

Më shumëDetails

Hoti: Serbia avancon në marrëdhëniet me SHBA-në, Kosova mbetet me dialogun strategjik të pezulluar

Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
14/07/2026 - 14:54

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas njoftimit se Serbia do të nisë raundin e parë të dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoti ka...

Më shumëDetails

Pas thirrjes për spastrim etnik të Kosovës, ministrja serbe nuk tërhiqet: Krenohet me politikën e Millosheviqit

Pas thirrjes për spastrim etnik të Kosovës, ministrja serbe nuk tërhiqet: Krenohet me politikën e Millosheviqit
14/07/2026 - 14:25

Pas reagimeve të ashpra që shkaktoi deklarata e saj se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta “spastronte etnikisht Kosovën”, ministrja serbe...

Më shumëDetails

Deklarata skandaloze e ministres serbe, Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e saj

Deklarata skandaloze e ministres serbe, Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e saj
14/07/2026 - 14:07

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pas deklaratës skandaloze të ministres për Pushtetin Lokal, Snežana Paunoviq. Ajo ka deklaruar se “po të ishte...

Më shumëDetails

Dyshimet për spiunazh: Edhe dy muaj prapa grilave për Fatmir Shehollin

RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin
14/07/2026 - 13:52

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprën penale të spiunazhit. Vendimi është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë