Veriu.info publikuar hulumtimin, se si zyrtarët policor e kanë për obligjm bartjen e kapelave gjatë punës në terren, gjë të cilën e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Policia e Kosovës.
Lexues të Veriu.info sot kanë raportuar dy raste, duke thënë se zyrtarët policor gjatë punës së tyre në Mitrovicë nuk kanë vendosur kapele.
Ata kanë shprehur reagimi se si mundet dikush të dalë për tê vendosur rregull në publik, përderisa vet shkel rregullat bazike të punës së tij.
Ndryshe, Veriu.info kishte drejtuar pyetje në Zyrën për Informim të Policisë në nivel qendror, se “Ne baze te rregullatives ligjore, a e kane obligim ligjor zyrtaret policor te njesive patrulluese qe ta mbajne ne kokë te vendosur kapelen policore gjate punes se tyre ne terren?”, policia ishte përgjigjur: “Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se standardet e uniformës për zyrtarët policorë janë të përcaktuara me dokumentet e brendshme të Policisë së Kosovës si Rregulloren për Administratë dhe Personel si dhe Udhëzimin Administrativ për Marrëdhënie të Punës dhe gjatë detyrës zyrtare, uniforma përfshirë edhe kapela duhet të bartet bazuar në këto standarde”.