
Inspektorati komunal ka mbyllur “Viva Fresh Store” në Roganë të Kamenicës, për mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
“Inspektorati komunal sot ka mbyllur përkohësisht “Viva Fresh Store’ në Roganë të Kamenicës, për mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj,
Postimi i plotë:
Ligji mbi të gjitha ⚖️
Në mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë Inspektorati Komunal e ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë së biznesit “Viva Fresh Store” në Roganë.
Ne mirëpresim çdo investim në Komunën tonë dhe njëkohësisht do ta ofrojmë bashkëpunimin tonë maksimal në rritjen e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Mirëpo për shkeljet e ligjit, zero tolerancë.











