Veterani Gazmend Bytyçi, ka paraqitur në Inspektoratin Policor, rastin ku gjatë protestës në Prishtinë, disa policë u panë teksa ushtronin dhunë ndaj tij.
Bytyqi, ka thënë se ai beson në Policinë e Kosovës.
“Askush mbi shtetin! Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë. Unë besoj në shtetin tim! Unë besoj në policinë time! Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë. Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak. Rroftë Republika e Kosovës!”, tha ai.












