Me vota 23 për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi themelimin e komisionit për hetimin e situatës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Këtë iniciativë të PDK-së, nuk e votuan deputetët e pushtetit, derisa kreu i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.
Deputetët e opozitës e lëshuan sallën e Kuvendit, derisa Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, theksoi se ky është vullneti i deputetëve.
VV-ja, mosmbështetjen e formimit të komisionit e ka arsyetuar me siç tha deputetja Mimoza Kusari-Lila, “të pavërtetat e thënë nga opozita në sallë në lidhje me menaxhimin e krizës së energjisë”.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se komisioni do të formohet patjetër nëpërmjet 40 nënshkrimeve të deputetëve, derisa theksoi se kundërshtimi i pushtetit për mosformim, është ndër arsyet që ky komision duhet të ekzistojë.
E mosformimin e komisionit, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, pyeti pushtetin pse po heziton ta formojë një komision të tillë.












