
Përkrahësit e Partisë Socialiste veçse e kanë filluar festën, kur edhe po numërohen votat e fundit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Sipas rezultateve të deritanishme, PS-ja e Edi Ramës po prin bindshëm në shumicën e bashkive të Shqipërisë. Sipas Top Channel, edhe në Shkodër është përpara kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, nga 43% të votave të numëruara.
Përveç Shkodrës, PS-ja po prin në Durrës dhe po ashtu në Tropojë, në vendlindjen e Sali Berishës së PD-së.
Bashkitë e fituara nga PS-ja janë: Kamëza, Vora, Peqin, Dropull, Tepelena, Këlcyra.












